CIMIC-U VAZHDON ME DONACIONE – NDIHMOHET QENDRA RINORE NË SKËNDERAJ

 

Përmes projekteve dhe donacioneve të shumta, ekipi për bashkëpunim civilo-ushtarak (CIMIC) i KFOR-it, më 12 nëntor i dhuroi kompjuterë, pajisje për muzikë, karrige, dhe pajisje të tjera mbështetëse Qendrës Rinore Publike në komunën e Skenderajt. Përfaqësuesi i zyrës së CIMIC-ut në KFOR ishte i pranishëm me rastin e dorëzimit të këtij donacioni, dhe me këtë rast ai deklaroi:

 

“Nismëtar për këtë donacion ishte ekipi slloven për monitorim dhe ndërlidhje (LMT). Ky donacion do të ndihmojë rininë e Skenderajt që të fokusohen në arsimimin jashtë orarit shkollor dhe në të ardhmen e tyre, gjë që i nxit ata që të përfshihen në inovacion. Kjo do të sjell përmirësim dhe shpresë për rininë e qytetit të Skenderajt për të vazhduar rrugëtimin e tyre.”

 

Drejtori i Qendrës Rinore Publike në Skenderaj, z. Besmir Beka, e shprehu entuziazmin dhe mirënjohjen e tij për këtë donacion dhe tha:

 

“Ky donacion i KFOR-it do të në ndihmojë që të zhvillojmë misionin tonë për të krijuar një mjedis miqësor ku të rinjtë mund ta shfrytëzojnë këtë qendër. Në qendrën tonë rinore i kemi tri dhoma, të cilat janë në dispozicion të të rinjve. Dua ta falënderoj KFOR-in për këtë donacion, për të cilin jemi shumë mirënjohës.”

 

CIMIC-u përmes projekteve dhe donacioneve në shumë vende në Kosovë e dëshmon që prania dhe ndihma e tyre ndihmon në fuqizimin e rinisë së Kosovës.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE