‘CIVITA DI BAGNOREGIO’ – QYTEZA NË MAJE TË KODRËS

 

Sipas disa regjistrave, gjatë dimrit vetëm pak më shumë se dhjetë njerëz jetojnë në Civita di Bagnoregio (Qyteza e Banjorexhios) në Itali, një fshat aq i largët sa që, me të drejtë, duket sikur ka ngrirë në kohë.

 

Dikur qyteza ishte shumë më e madhe se sa tani

Kjo qytezë shtrihet në majën e një rrafshnalte të shtufit vullkanik (material i përftuar nga ngrirja e grimcave të hirit të përziera me pluhurin vullkanik), mbi një luginë lumore në Italinë qendrore. E themeluar mbi 2500 vjet më parë, kjo qytezë fillimisht ishte një qytet i lashtë etrusk i rrethuar me mure, dhe asokohe kishte përmasa shumë më të mëdha se sa tani.

 

Qyteza që po vdes

Përgjatë shekujve, pjesa më e madhe e tokës së paqëndrueshme nën këtë qytezë është shkërmoqur dhe ka rrëshqitur si pasojë e tërmeteve por edhe erozionit. Reshjet e shiut dhe përroskat që rrjedhin rrëzë kësaj kodre, vazhdojnë që ta gërryejnë themelin e qytezës. Disa pjesë të strukturave të jashtme të qytezës tashmë kanë rrëshqitur, dhe Civita di Bagnoregio nganjëherë quhet edhe qyteza që po vdes (la città che muore). Përkundër kësaj, ose mbase për shkak të kësaj, vizitorët vërshojnë për ta parë këtë kapsulë piktoreske të kohës gjatë muajve të ngrohtë të verës.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE