ÇKA ËSHTË INOVACIONI DHE MENDIMI KREATIV?

 

Sipas teorisë së pranuar, kreativiteti është procesi mendor i krijimit të ideve, termave ose zgjidhjeve të reja… ai mund të shqyrtohet nga disa aspekte duke filluar nga aspekti i sjelljes së përditshme e individit, psikologjia sociale, filozofia, historia e deri te ekonomia dhe politika.

 

Psikologu amerikan, J. P. Gulford, qysh në shekullin e 19 deklaroi që “mendimi kreativ/divergjent e nënkupton krijimin kreativ të përgjigjeve të shumëfishta ndaj një problemi të caktuar”.  Po ashtu, ai e përmban edhe origjinalitetin dhe duhet të jetë i zbatueshëm, kurse konsiderohet edhe si përgjigje alternative ndaj zgjidhjeve ose problemeve ekzistuese ditore.

 

Disa shkencëtarë konsiderojnë që kreativiteti është një tipar me të cilin personi lind. Mirëpo, ekzistojnë edhe ata që e pohojnë të kundërtën. Kurse, psikologjia e ndërlidh kreativitetin me anën e djathtë të aktivitetit të trurit, të ashtuquajturit të menduarit latent. Kështu që, në pajtim me këtë idetë kreative përcillen nga frymëzimi, kërcimet konjitive, dhe qasja intuitave, dhe të gjitha këto së bashku quhen proces kreativ.

 

Për kreativitetin e vërtetë kërkohen edhe dije dhe njohje e fakteve nga fusha që i intereson personit, prandaj thuhet që kreativiteti është ndërlidhja e informacioneve të vjetra në mënyrë të re. për këtë arsye, njerëzit kreativ janë kryesisht personat më kreativ dhe më të suksesshëm në një fushë të ngushtë.

 

Sipas klasifikimit të UNESCO-së, personat kreativ i marrin vendimet duke menduar për shumë zgjidhje të mundshme dhe jo vetëm për një. Atë janë edhe më të prirë ndaj shprehjes artistike, janë përplot iniciativë, janë origjinal, energjik dhe trima. Janë persona me inteligjencë të lartë, jo konvencional, të pjekur, emocionalisht stabil, nga pak dominues dhe me zhvillim të theksuar të ndjenjës për humor.

 

Motoja e personave kreativ është: “Mund të bëhem gjithçka që dua, mund të krijoj çdo gjë që dua!”.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE