ÇKA TREGON SHKRIMI I JUAJ PËR JU?

 

Të gjithë ne kemi hasur në situata të tilla kur kemi pasur vështirësi që ta kuptojmë shkrimin me dorë të dikujt tjetër. Kjo mbase ka çuar në dhënien e “komplimenteve” të tilla si: “Paske shkruar me këmbë!” Mirëpo, kureshtja jonë për shkrimin e dikujt tjetër (apo edhe shkrimin tonë) përfundon aty. Sidoqoftë, sipas ekspertëve, shkrimi ynë është po aq unik dhe tregues sa edhe ADN-ja apo shenjat tona të gishtërinjve.

 

Duke e analizuar shkrimin me dorë të dikujt, ne mund të nxjerrim informata të çmuara për atë se çfarë personaliteti është ai dhe cilat janë tendencat e tij/saj. për këtë arsye Grafologjia – ose shkenca për shkrimin e dorës, është duke u zhvilluar gjithnjë e më shumë dhe psikologët po bazohen gjithnjë e më shumë në të, në përpjekje për të konstatuar të gjitha karakteristikat psikologjike të individëve. Në vijim mund t’i lexoni disa prej treguesve që përdoren për të përcaktuar tipin e një personaliteti dhe ta konstatoni nëse këto konstatime vlejnë edhe për ju.

 

Në cilën anë i anoni shkronjat tuaja?

DJATHTAS: Jeni person shumë ekstrovert që kënaqet kur është i rrethuar nga një numër i madh njerëzish.

 

MAJTAS: Ju pëlqen më shumë që të punoni vetëm dhe të jeni “personi në prapavijë”.

 

DREJT: Udhëhiqeni nga logjika dhe jeni shumë praktik.

 

Madhësia e shkronjave

SHKRONJAT E MËDHA: Shumë personalitete të njohura i parapëlqejnë shkronjat e mëdha. Kjo do të thotë që jeni shumë të shoqërueshëm dhe që ju pëlqen që të jeni në qendër të vëmendjes.

 

SHKRONJAT E VOGLA: Përqendroheni lehtë në detyrat e juaja, por jeni shumë të turpshëm.

 

SHKRONJAT MESATARE: Përshtateni me situatat dhe nuk jeni imponues.

 

Forma e shkronjave

SHKRONJAT E RRUMBULLAKËTA: Ju mundoheni që të shmangni konfliktet dhe mundoheni që t’i kënaqni të tjerët.

 

SHKRONJAT E MPREHTA: Ju pëlqen që të mësoni gjëra të reja dhe jeni gjithmonë të gatshëm për sfida të reja. Sa më të mprehta që të jenë shkronjat, aq më ambicioz është personi që i shkruan ato.

 

Shkronjat e shtypit apo të shkrimit

SHKRONJAT E SHTYPIT: Në aspektin psikologjik, ato tregojnë se bëhet fjalë për një person që nuk i pëlqen që të tregoj shumë gjëra për veten. Jo rrallë, ndodh që këta persona mbështeten më shpesh tek të tjerët.

 

KOMBINIMI I SHKRONJAVE TË SHTYPIT DHE TË SHKRIMIT: Ky shkrim tregon se bëhet fjalë për një person që fsheh diçka, përderisa shkrimi plotësisht i palexueshëm tregon se bëhet fjalë për një person që nuk e vret fare mendjen për atë se çka mendojnë të tjerët për të.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE