DAVID DRESHAJ “DUA TË BËJ MUZIKË QË I BËN BALLË KOHËS”

 

Mirë se vini në botën magjepsëse të muzikës përmes kësaj interviste ekskluzive me këngëtarin dhe artistin e njohur David Dreshaj. Në këtë bisedë të sinqertë, ne do të flasim për hapat e parë të rrugëtimit muzikor të Davidit, ndikimet e tij, dhe historitë që i kanë formësuar meloditë e tij. Për redaksinë tonë është një privilegj që të shpalosim shkrirjen unike të artit dhe muzikës që e përkufizojnë këtë muzikant të talentuar. Bashkohuni me ne në prapaskenë, përmes këtij portreti intim të David Dreshaj, dhe zbulojeni botën e tij të jashtëzakonshme muzikore dhe artistike.

 

Çfarë ju tërhoqi fillimisht në botën e muzikës?

Nuk e di. Mendoj që artist lind, muzika është pasion, kurse këngëtar zgjedh që të bëhesh, por gjithçka që ka të bëj me muzikën, notat muzikore, tiparet, karakteristikat dhe sjelljet e një artisti që në fëmijëri i kam pasur edhe në të folur.

 

A mund të na tregoni për ndikimet tuaja muzikore dhe se si ato e kanë formësuar stilin tuaj?

Jam rritur me ndikim nga zhanre, stile dhe rryma të ndryshme muzikore, të cilat kanë ndikuar edhe në mënyrën time të të kënduarit, interpretimit dhe performimit si artist. Ndër artistët që kanë ndikuar më shumë te unë do të veçoja Michael Jackson, Justin Timberlake, Whitney Houston, etj.

 

A mund të tregoni ndonjë anekdotë apo histori personale për këngët tuaja?

Po e kam një këngë pas së cilës qëndron një histori personale. Bëhet fjalë për këngën “Asaj.” Këtë këngë e kam punuar nga shpirti dhe zemra dhe ia kam dedikuar motrës sime dhe e kam kënduar për herë të parë në ditën e dasmës së saj. Më pas, kjo befasi u kthye në një këngë hit në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë dhe ky është momenti më krenar në karrierën time deri tani.

 

A mund ta përshkruani përvojën tuaj duke performuar live për një audiencë?

Asnjëherë nuk është njëlloj. Asnjëherë emocionet dhe adrenalina nuk janë të njëjta.

 

Si qëndroni të motivuar dhe frymëzuar për të krijuar muzikë të re?

Muzikën e dua shumë dhe e bëj me shumë dëshirë dhe pasion.

 

A ka ndonjë projekt apo bashkëpunim të ardhshëm për të cilin jeni të emocionuar?

Po, planifikoj t’i realizojë disa projekte solo dhe bashkëpunime me muzikantë nga trojet shqiptare dhe më gjerë. Një nga këto projekte, e që po e zbuloj për herë të parë ekskluzivisht për 4You Magazine, është kënga që e kam përgatitur në bashkëpunim me Young Zerka.

 

Çfarë e shihni si të ardhmen e muzikës dhe karrierës suaj?

Të ardhmen e muzikës dhe karrierës sime e shoh në realizmin e shumë albumeve, këngëve, dhe baladave të mëdha, të cilat do të vazhdojnë të dëgjohen për dekada të tëra.

 

Çfarë këshille do t’u jepnit muzikantëve aspirantë që përpiqen të futen në industri?

Të besojnë te vetja dhe të punojnë shumë, por edhe ta marrin çdo pengesë që u del përpara me sportivitet, dhe të mos ndalen së ecuri para.

 

Si i trajtoni kritikat dhe reagimet nga fansat dhe kritikët tuaj?

Kritikat dhe reagimet nga fansat, të cilët i vlerësoj si kritikët kryesor, i marr me shumë seriozitet dhe gjithmonë mundohem të përmirësohem, kur këto kritika janë me vend. Qoftë për t’u përmirësuar si artist apo edhe si person.

 

A keni një vend apo festival të ëndrrave ku do të dëshironit që të performoni?

Po ka shumë vende, festivale, koncerte, manifestime dhe gara botërore të ëndrrave. Një prej këtyre garave që do ta veçoja tani është që të marrë pjesë në Evrovizion.

 

Cili është vendi më i pazakontë apo i papritur ku keni gjetur frymëzim për një këngë?

Vendi më i pazakontë dhe i papritur ku unë kam gjetur frymëzim për një këngë, tekst, vijë melodike, fjali, varg, apo titull tematik ka qenë në gjumë. Kur jam zgjuar e kam shkruar ose incizuar veten diku menjëherë, sepse e kam ditur që nëse nuk e bëjë këtë do të më humb si ide apo frymëzim.

 

Nëse do të mund të bashkëpunonit me ndonjë muzikant, të vdekur apo të gjallë, kush do të ishte?

Do të dëshiroja shumë të realizojë një bashkëpunim me Michael Jackson. Po ashtu, një bashkëpunim tjetër i ëndrrave është me Dua Lipën, e cila është krenaria e të gjithë shqiptarëve.

 

Cila është kënga juaj e preferuar për karaoke kur nuk jeni duke e performuar muzikën tuaj?

Kënga që unë preferoj ta këndoj në karaoke dhe interpretim live, jashtë repertorit tim, është kënga ‘Bless The Broken Road’ nga Rascal Flatts.

 

A keni ndonjë ritual apo zakon që e zbatoni para shfaqjeve?

Unë jam katolik malësor, kështu që rituali i vetëm që e zbatoj para shfaqjeve është kryqi para daljes në skenë.

 

Nëse nuk do të ishit muzikant, çfarë karriere tjetër mendoni se do të kishit ndjekur?

Nëse nuk do të isha këngëtar dhe nuk do të luaja piano dhe kitarë, do të kisha ndjekur një karrierë në vizatim ose dizajn. Sepse gjithmonë e gjej veten në art dhe arti nuk më lodh dhe as nuk më shteron kurrë.

 

Nëse do të mund të udhëtonit në kohë në ndonjë epokë muzikore, cila do të ishte ajo?

Nëse do të mund të udhëtoja pas në kohë, kjo do të ishte padyshim në vitet e ‘80-ta. Gjithçka nga kjo periudhë muzikore më mahnit.

 

Cili është ushqimi juaj ngushëllues kur jeni në turne apo në studio?

Kur jam në turne apo në studio duke regjistruar muzikë, ushqimi im i preferuar është diçka e thjeshtë, ndonjë ujë i gazuar, kafe apo çaj, dhe ndoshta fara luledielli sa për t’u dukur “i çikë më cool” dhe si “studio guy” – 😀😀😀.

 

Nëse jeta juaj do të ishte një film, çfarë zhanri do të ishte dhe kush do të të luante ty?

Nëse jeta ime do të ishte një film do të ishte zhanër dramë – 😀😀😀 pak shaka. Kurse, për të më luajtur mua, më së miri do të ishte ndonjë aktor që di edhe të këndojë.

 

Cili është destinacioni juaj i ëndrrave për pushime për t’u çlodhur pas një turneu?

Destinacioni im i ëndrrave për pushime, për t’u çlodhë pas një turneu është Miami, Florida.

 

Cili është instrumenti muzikor më i çuditshëm apo unik që i keni rënë ndonjëherë?

Lahuta.

 

Cili është artikulli më ekstravagant i gardërobës suaj në turne?

Artikulli më ekstravagant i gardërobës sime në turne është lëkura e zezë – latex nga Dior.

 

Cila është porosia e juaj për lexuesit tanë?

Porosia ime për të gjithë të rinjtë është shumë e thjeshtë besoni në veten tuaj dhe mos ndaloni kurrë në përpjekjet për t’i realizuar ëndrrat tuaja.