DEMAT E MYSHKUT

 

Eskimot që e flasin gjuhën ‘Inupiaq’ e quajnë këtë kafshë ‘ itomingmak’, që do të thotë “kafsha me lëkurën si mjekër”, një referencë kjo për qimet e gjata mbrojtëse të cilat arrijnë deri në tokë.

 

Kjo kafshë masive është një lloj i dhisë

Përkundër emrit të tyre – demat e myshkut (muskox), si dhe pamjes dhe përmasave, biologjikisht këto kafshë bëjnë pjesë në nën-familjen Caprinae ose më thjeshtë dhitë-antilopa. Kjo do të thotë, që ato në fakt janë pjesë e familjes Bovidae ose thundrakëve, ku përfshihen edhe lopët. Meshkujt e rritur të demave të myshkut janë diku rreth 180 cm të gjatë te shpatullat e përparme dhe peshojnë 300-400 kilogramë. Ndërsa femrat janë rreth 120 cm te shpatullat dhe peshojnë 200-250 kilogramë.

Demat e myshkut pothuajse u zhdukën tërësisht

Në fundin e periudhës së fundit të akullnajave, këto kafshë mahnitëse shtriheshin në  tërë Evropën Perëndimore, Azi, Grenlandë dhe në Amerikën Veriore, duke e përfshirë këtu edhe Alaskën.  Mirëpo, deri në mesin e viteve 1800, demat e myshkut u zhdukën nga Evropa dhe Azia dhe në fillim të viteve 1900, ata u zhdukën edhe nga Alaska, që do të thotë se asokohe kjo kafshë vazhdoi të ekzistonte vetëm  në Kanadanë Arktike dhe në Grenlandën Lindore. Me fjalë të tjera, e tërë specia e tyre ishte në rrezik të zhdukjes së plotë. Falë përpjekjeve për shpëtim, demat e myshkut janë rikthyer në Alaskë, si dhe në Parkun Kombëtar Dovrefjell-Sunndalsfjella në Norvegji.

Leshi i tyre është tejet i vlefshëm

Për t’i mbijetuar të ftohtit brutal të dimrave që mbizotërojnë në habitatet e tyre, demat e myshkut janë të mbështjellë me një shtresë të jashtme të qimeve mbrojtëse të cilat nuk e thithin ujin dhe e mbajnë të thatë dhe të ngrohtë shtresën e gëzofit të brendshëm, e cila është e  shpeshtë dhe e butë. Në fund të dimrit, demave të myshkut iu bie leshi i gëzofit të brendshëm, që njihet me emrin ‘qiviut’, dhe ky lloj i leshit është më i ngrohtë se leshi i deleve dhe më i butë se kashmiri, por edhe më i shtrenjtë.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE