DHUNA NË FAMILJE

 

Në qoftë se e bëni një kërkim të thjeshtë në “Google” mbi dhunën në familje, numri i rezultateve do të jetë rreth 457 milion në 0.43 sekonda. Ky fakt tregon qartë se dhuna në familje është një çështje shumë serioze në të gjithë botën dhe se i prekë vendet e pasura po aq sa edhe të varfrat. Një tjetër tipar dallues i saj është se shpesh përdoret si sinonim i dhunës ose abuzimit në mes të bashkëshortëve ose partnerëve, kryesisht sepse këto janë rastet më të raportuara. Megjithatë, fëmijët dhe adoleshentët janë viktima të dhunës në familje po aq sa edhe të rriturit.

 

Çka është dhuna në familje?

Sipas përkufizimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, dhuna në familje ka të bëjë me sjelljet që e lëndojnë dikë për të fituar ose mbajtur pushtet dhe kontroll mbi të. Dhuna në familje mund t’i ndodhë çdokujt të çfarëdo moshe ose gjinie dhe ajo nuk është vetëm fizike por, edhe emocionale, ekonomike, ose psikologjike. Ajo mund të ndodhë brenda një vargu marrëdhëniesh, përfshirë çiftet që janë të martuara, fëmijëve ose të afërmve të tjerë, ose ndonjë anëtari tjetër të shtëpisë. Është e rëndësishme të  theksohet se shumica e vendeve të botës e përkufizojnë dhunën në familje në të njëjtën mënyrë, ose ato kanë një përkufizim shumë të ngjashëm.

 

Dhuna në familje dhe fëmijët dhe adoleshentët

Edhe pse në shumicën e rasteve të raportuara, dhuna në familje ka të bëjë me raste të dhunës në mes të bashkëshortëve ose partnerëve intim, është fakt i pamohueshëm që edhe fëmijët dhe adoleshentët janë viktima. Vlen të theksohet se 80% e viktimave janë femra, dhe 20% janë meshkuj. Edhe kur dhuna nuk i shënjestrën drejtpërdrejt kundër tyre, edhe fëmijët vuajnë kur i shohin prindërit e tyre duke u grindur, duke bërtitur dhe duke u përleshur me njëri-tjetrin. Fatkeqësisht, fëmijët janë edhe shënjestra e synuar e këtij lloji të dhunës. Pa marrë parasysh se a janë fëmijët shënjestra e synuar apo jo, ekspozimi ndaj dhunës në familje do të ndikojë në vetëbesimin e tyre, do të dëmtojë zhvillimin e tyre dhe do të ndikojë në mënyrën se si ata do t’i zgjidhin problemet në të ardhmen, si dhe si do të ndërveprojnë me njerëzit e tjerë gjatë jetës së tyre.

 

Raportimi i dhunës në familje, hapi i parë dhe vendimtar për t’i dhënë fund asaj

Fakti që viktimat e dhunës në familje nuk e raportojnë atë mbase është një nga arsyet kryesore pse dhuna në familje është kaq e përhapur. Sidoqoftë, të gjithë ekspertët pajtohen se raportimi i dhunës në familje është hapi i parë dhe më i rëndësishmi për t’i dhënë fund asaj. Kjo sjellje jo vetëm që është e papranueshme, por gjithashtu është një vepër penale. Shoqëria, si e tërë, duhet të mbajë një qëndrim me tolerancë zero ndaj saj. Askush nuk e meriton që të abuzohet; abuzimi nuk ndodh për fajin e viktimave dhe – ç’ është më e rëndësishmja – pa marrë parasysh sa të pashpresë mund të ndihemi, ju nuk jemi vetëm.

 

Nëse ju jeni viktimë ose e njihni dikë që është lajmërojeni policinë në numrin 192.

 

A është dhunë në familje?

Duke i bërë disa pyetje të thjeshta ne mund ta kuptojmë nëse kemi të bëjmë me dhunë në familje ose jo. Nëse përgjigjeni po në ndonjërën prej këtyre pyetjeve atëherë ka gjasa që ju të jeni dëshmitarë të dhunës në familje, në këtë rast lajmërojeni policinë në numrin 192.

 

  1. A ka raste që dikush në familjen tuaj – ju vë në siklet apo tallet me ju para miqve ose familjes?
  2. I nënvlerëson arritjet tuaja?
  3. Ju bën të ndiheni sikur nuk jeni në gjendje të merrni vendime?
  4. Ju frikëson ose kërcënon për të fituar pëlqimin tuaj?
  5. Ju thotë se ju nuk vleni asgjë pa ata?
  6. Ju keqtrajton – ju kap, ju shtyn, ju pickon, ju shtyn me forcë ose ju godet?
  7. Ju telefonon disa herë në ditë dhe vjen aty ku jeni për t’u siguruar që jeni aty ku keni thënë se do të jeni?
  8. E përdorin konsumimin e drogës ose alkoolit si arsyetim për t’ju thënë gjëra që ju lëndojnë?
  9. Ju fajëson për mënyrën se si ata vetë ndihen ose veprojnë?
  10. Ju bën presion që të bëni gjëra që nuk jeni gati t’i bëni?

 

 

“Abuzimi në familje, i quajtur edhe ‘dhuna në familje’ ose ‘dhuna ndaj partnerit intim’, mund të përkufizohet si model i sjelljes në çdo marrëdhënie që përdoret për të fituar ose mbajtur pushtet dhe kontroll mbi partnerin intim. Abuzimi është veprim fizik, seksual, emocional, ekonomik ose psikologjik ose kërcënim i veprimeve që ndikojnë te një person tjetër. Kjo përfshin çdo sjellje që frikëson, kërcënon, terrorizon, manipulon, lëndon, poshtëron, fajëson ose plagosë dikë. Abuzimi në familje mund t’i ndodhë çdokujt të çfarëdo race, moshe, orientimi seksual, feje ose gjinie. Mund të ndodhë brenda një vargu marrëdhëniesh, përfshirë çiftet që janë të martuara, që jetojnë së bashku ose janë në lidhje, fëmijët ose të afërmit e tjerë, ose ndonjë anëtar tjetër i shtëpisë.”

Kombet e Bashkuara

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE