DHURO GJAK, SHPËTO JETË, BËHU HERO

 

“Gjatë 20 viteve të fundit, KFOR-i ka qenë i suksesshëm në përmbushjen e misionit të tij. Por, ne vazhdojmë të jemi të gatshëm të mbështesim organizatat e sigurisë së Kosovës dhe të veprojmë ndaj sfidave të sigurisë me mjetet dhe mënyrat më të përshtatshme. Për të mbështetur detyrën tonë parësore, KFOR-i ka qenë pjesëmarrës aktiv në programe që synojnë zhvillimin e shoqërisë civile dhe përmirësimin e kushteve të përditshme të të gjithë popullatës në Kosovë. Mbështetja për sistemin e shëndetësisë është një nga këto aktivitete dhe mund të them me bindje se bashkëpunimi ynë me autoritetet vendore ka qenë i suksesshëm.”

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc KAJÁRI

 

Gjaku është jetik në trajtimet mjekësore

Për të gjitha arritjet e mjekësisë moderne, gjaku mbetet një komponent jetik për trajtimet mjekësore dhe shpëtimin e jetëve të njerëzve. Është thelbësor të ndihmohen pacientët t’i mbijetojnë operacioneve, trajtimit të kancerit, sëmundjeve kronike dhe lëndimeve traumatike. Studiuesit kanë punuar në zhvillimin e gjakut artificial, por deri më tani, nuk ka asnjë zëvendësim të mirë për gjakun e njeriut. Prandaj, mënyra e vetme për të marrë furnizime me gjak të freskët është nëpërmjet dhuruesve vullnetarë individualë ose organizimit të dhurimit të gjakut në institucione të ndryshme. Një ngjarje e tillë u organizua së fundi në shtabin e përgjithshëm të KFOR-it, Film City, gjatë së cilës mbi 160 ushtarë të KFOR-it, përfshirë komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári, dhuruan vullnetarisht gjak. Përgjigja shumë pozitive nga numri i madh i dhuruesve dhe suksesi i ngjarjes tregon solidaritet të madh.

 

Në deklaratën e tij për media, komandanti i KFOR-it Kajári theksoi: “Organizimi i aksionit për dhurimin e gjakut ka qenë traditë afatgjatë në të gjitha ushtritë tona dhe KFOR-i  në këtë mënyrë ka mbështetur sistemin vendor të kujdesit shëndetësor gjersa pandemia COVID-19 parandaloi organizimin e ngjarjeve të tilla. Meqenëse situata e COVID-it është përmirësuar, ne menduam se tani është e sigurt të organizohet aksioni për dhurimin e gjakut në KFOR”. Më tej ai shtoi: “Mua më bën krenar fakti se menjëherë pas njoftimit për organizimin e kësaj ngjarjeje kishte aq shumë vullnetarë ushtarë. Kjo tregon se ushtarët e KFOR-it e kuptojnë rëndësinë e kësaj ngjarjeje dhe kujdesen për popullin e Kosovës. KFOR-i ka treguar që është i gatshëm të ofroj mbështetje në çfarëdo mënyre brenda mundësive dhe kapaciteteve tona, madje edhe përtej thirrjes së detyrës”.

 

Dhurimi i gjakut ka përfitime të shumta

Një nga organizatorët dhe koordinatorët e këtij projekti ishte Rreshtermajori i Komandës Tamas Ziros. Ai theksoi se dhurimi i gjakut përveç se është jetik për shëndetin, ka efekte pozitive edhe për vetë dhuruesit e gjakut. Sipas tij, dhurimi i gjakut ka të mirat e shëndetit emocional dhe fizik, stimulon prodhimin e qelizave të gjakut, dhurimi i gjakut ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut dhe zvogëlimin e rrezikut të sulmit në zemër dhe kancerit, ju ndihmon të largoni ndjenjat negative dhe ju ndihmon të përmbushni përgjegjësitë tuaja sociale.

 

Ju jeni heronjtë tanë!

Ekipi mjekësor që realizoi aksionin për dhurimin e gjakut ishte i udhëhequr nga Dr. Sci. Bukurije Zhubi, Drejtoreshë e Qendrës Kombëtare e Kosovës për Transfuzion të Gjakut të (QKKTGJ). Ajo nënvizoi se bashkëpunimi ndërmjet KFOR-it dhe QKKTGJ-së ka qenë i vazhdueshëm ndër vite dhe mbetet në nivelin më të lartë të mundshëm. Ajo gjithashtu i falënderoi të gjithë ata që iu përgjigjën ftesës për dhurim të gjakut. Aktivitetin e vizitoi edhe Prof. Dr. Rifat Latifi i cili e shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që dhuruan g jak. Ai tha: “Kjo është dhurata më e mirë që mund t’i bëni dikujt në jetë. Ju po bëheni e dhe pjesë e ekipeve mjekësore që luftojnë për të shpëtuar jetën e dikujt që është në operacion, në sallat e lindjes ose në kujdesin intensiv. JU JENI HERONJTË TANË!”

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE