DITA BOTËRORE E JETËS SË EGËR

 

Më 20 dhjetor 2013, në seancën e 68-të, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (APKB) e shpalli 3 marsin si Ditën Botërore të Jetës së Egër. Përndryshe më 3 mars 1973 është dita kur u nënshkrua Traktati për Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara të Faunës dhe Florës së Rrezikuar (Convention on International Trade in Endangered Species of Wild Fauna and Flora – CITES).

 

Kjo ditë shërben për të çmuar ngritur vetëdijen botërore për kafshët dhe bimët e egra. Sivjet Dita e Botërore e Jetës së Egër do të shënohet nën temën “Shpëtimi i specieve kyçe për restaurimin e ekosistemeve”. Përmes aktiviteteve që do të zhvillohen në këtë ditë, synohet që të tërhiqet vëmendja për statusin e konservimit të specieve më të rrezikuara të florës dhe faunës si dhe do të diskutohet për ideimin dhe zbatimin e zgjidhjeve për konservimin e specieve në fjalë.

 

Sipas të dhënave nga Lista e Kuqe e Specieve të Rrezikuara e Bashkimit Ndërkombëtar për Konservimin e Natyrës, aktualisht janë mbi 8400 specie të faunës dhe florës së egër të cilat janë në rrezik të lartë, kurse afër 30.000 specie të tjera janë të rrezikuara ose të ndjeshme. Sipas këtyre vlerësimeve, sugjerohet që mbi një milion specie janë të kërcënuara për t’u zhdukur.

 

Në Ditën Botërore të Jetës së Egër 2022 aktiviteti kryesor do të zhvillohet online dhe përmes tij synohet që të bashkohen përfaqësuesit e Shteteve Anëtarë të Kombeve të Bashkuara, Organizatave të Sistemit të Kombeve të Bashkuara, shoqërisë civile dhe sektorit privat për të diskutuar temën “Shpëtimi i specieve kyçe për restaurimin e ekosistemeve”. Ky event mund të përcillet live në YouTube.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE