DONACIONI I KFOR-it PËR PUNËTORËT SHËNDETËSOR

Dje KFOR-i i dhuroi personelit shëndetësor të spitaleve në Prishtinë dhe Graçanicë mijëra dorëza, maska, syze, kostume izoluese, termometra pa kontakt me rreze infra të kuqe si dhe mjete antiseptike për pastrimin e duarve. Përmes këtij donacioni, në vlerë prej 70.000 euro, KFOR-i u ka dalë në ndihmë punëtorëve shëndetësor për t’i trajtuar në mënyrë adekuate pacientët e tyre dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejme të korona virusit, posaçërisht në mesin e punëtorëve shëndetësor, puna e përditshme e të cilëve ka rëndësi jetike.

 

“Ky donacion është një akt i solidaritetit i cili e pasqyron bashkëpunimin e ngushtë në mes të KFOR-it dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe është pjesë e misionit të NATO-së për të siguruar mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha etnitë në Kosovë”, porositi Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major Michele Risi.

 

Që nga fillimi i përhapjes së virusit, KFOR-i është duke i zhvilluar rregullisht aktivitetet e tij duke zbatuar masa të forta të kujdesit, në pajtim me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në mënyrë që të parandalojë përhapjen e virusit dhe për të ulur në minimum rrezikun, si për pjesëtarët e këtij misioni ashtu edhe për komunitetet në shërbim të të cilave janë ata. Aftësitë e KFOR-it për të kryer operacionet e tij nuk janë zvogëluar. Forcat tona mbesin të gatshme dhe puna jonë kryesore është duke u vazhduar, theksoi më tej komandanti Risi.

 

Ky projekt u financua nga NATO dhe u zbatua nga ekipi për bashkëpunimin civilo-ushtarak (CIMIC) dhe është pjesë e përkushtimit të përgjithshëm të NATO-së, shteteve anëtare dhe partnerëve të saj për të mbështetur operacionet e Aleancës. Po ashtu, duhet theksuar se në fillim të muajit prill KFOR-i ka dhuruar pajisje për mbrojtje personale edhe në Mitrovicën Jugore dhe Veriore.

Our team delivers reliable solutions tailored to your specific needs. We prioritize quality and customer satisfaction in every project.

Address :

Info :

Best KINDERGARTEN Theme

All Demos Included

With Kindergarten WordPress Theme you will have everything you need to create a memorable and enchanting online presence. Start create your dream education site today.