Ka lindur një yll. Nëse jeni në kërkim të përmirësimit të pranisë suaj në TikTok, blerja e një prej dritave më të mira unazore është ku duhet të filloni. Përtej miliona ndjekësve dhe marrëveshjeve të markave kryesore, një dritë e madhe unazore mund të jetë ndryshimi kryesor midis ndikuesve të vërtetë të TikTok-ut dhe përdoruesve më të rastësishëm. Për ata që nuk e dinë, drita unazore është një mjet relativisht i thjeshtë që siguron kushte profesionale të ndriçimit për foto dhe video. Pajisja në përgjithësi përbëhet nga një rreth llambash të vogla LED ose një unazë e pandërprerë drite (prej nga vjen edhe emri) që siguron një burim drite të shpërndarë në mënyrë të barabartë për fotot dhe videot, pavarësisht nga drita natyrale e vendndodhjes tuaj. Pra, pavarësisht nëse jeni duke kërkuar pajisje të cilësisë së lartë ose një zgjidhje të thjeshtë të ndriçimit selfie, më poshtë i kemi paraqitur zgjedhjet për dritat më të mira unazore që aktualisht janë në treg.
Shoqëruesi i TikTok-ut me buxhet të përballueshëm
Drita unazore e vogël sa dora, e markës “Hangdayi” kapet në telefonin tuaj. Sidoqoftë, kjo është veçanërisht e specializuar për videografi dhe i ka tri nivele të cilësimeve të dritës dhe gamë ultra të gjerë që do të krijojnë përmbajtje yjore TikTok edhe në errësirë.
Kompleti “Carryall”
Ky është ndër modelet më të shtrenjta në listë, por kompleti i dritës unazore me ngjyra 12-inç i “Sunpack” përmban gjithçka që ju nevojitet për të ndriçuar fotot dhe videot tuaja. Ai e përfshin një trekëmbësh të zgjerueshëm, një telefon dhe kamera të rregullueshme, një telekomandë të integruar USB dhe, natyrisht, një çantë për përdorim të lehtë.
The Best Seller
Jo rastësisht kompleti i dritës unazore “Neewer” ka mbi 5.000 komente me pesë yje. Përveç dritës unazore të zbehtë 18 inç, kompleti i pajisur me të gjitha përmban një stendë të rregullueshme të dritës, grupe filtrash me ngjyrë të bardhë dhe portokalli, një mbajtës për Smartphone, një adapter për kamerat DSLR, një telekomandë dhe një çantë, në të cilën mund t’i vendosni të gjitha këto.
Drita unazore e përballueshme dhe e lëvizshme
Kjo dritë unazore AIXPI është një nga dritat unazore më të përballueshme 10-inç në treg dhe ka marrë komente shumë të mira. Me 10 nivele të dritës dhe tri mënyra ndriçimi të niveleve të ndryshme të shkëlqimit, blerësit e Amazon thonë se kjo pajisje është efektive dhe e lehtë për tu palosur. Plus, trekëmbëshi dhe sistemi i tij i energjisë USB do të thotë se mund të përdoret edhe si llambë elegante e tavolinës.
Mbajtësi i smartphone -it
Harrojeni kamerën luksoze: Kjo dritë unazore mund të sjellë në jetë ëndrrat tuaja vlogging duke përdorur vetëm telefonin tuaj. Drita unazore 10.2 inç e UBeesize përmban një stendë të zgjerueshme me një mbajtës të smartphone- it direkt nën dritë, që do të thotë se përmbajtja juaj do të dalë gjithmonë e ndriçuar mirë dhe plotësisht e niveluar.
Drita e Ylberit
Kjo dritë unazore 10 inç i jep ROY G BIV një kuptim krejt të ri. Më i guximshmi nga grupi, ai krenohet me tre filtra që mund të rregullohen për të arritur shtatë ngjyra unike. Qershia mbi tortë? Vjen me një trekëmbësh, shkop zgjatues, mbajtës të telefonit, telekomandë Bluetooth dhe madje edhe një shtojcë pasqyre që ju t’mos keni nevojë të shikoni telefonin tuaj gjatë xhirimit.
MVP e Selfies
Ashtu si drita unazore e Hangdayi e përmendur më lart, kjo është një nga dritat më të mira unazore selfie në treg dhe nuk është e tillë për shkak të çmimit të ulët dhe madhësisë kompakte. Kjo dritë e fiksimit përmban llamba jashtëzakonisht të ndritshme LED dhe një lente me kënd të gjerë.
Drita më e lezetshme unazore
Kjo bukuri në formë zemre është drita më unike unazore që e kemi parë ndonjëherë. Sidoqoftë, nuk është vetëm e bukur: kjo dritë unazore e mundësuar nga USB i ka tri temperatura të rregullueshme ngjyrash dhe 10 nivele të dritës. Kjo pajisje do t’ju ofrojë atë ndriçimin e mirë për të cilin keni nevojë çdoherë.
Shoqëruesi i kompjuterit me profil të ulët
Kjo zgjidhje ndriçimi me profil të ulët është e vogël dhe e hijshme dhe është shumë e thjeshtë për tu vendosur pas laptopit tuaj për takimin e radhës në Zoom. Kjo pajisje gjithashtu e ka një mbajtës telefoni të integruar dhe një telekomandë për Instagramin tuaj të ardhshëm Live. Ajo vjen në ngjyrë të bardhë, të zezë dhe rozë dhe është në dispozicion në opsionet me këmbë të gjata dhe për tavolinë të kompjuterit, si ajo që shihet këtu.
(Burimi: https://www.teenvogue.com)