DRUNJTË RIZOFORË NË PLAZHIN WALAKIRI NË ISHULLIN SUMBA NË INDONEZI

 

Plazhi Walakiri e përfshin një pjesë idilike të rërës së bardhë e cila lahet nga një oqean i qetë, në të cilën gjasat për perëndime përrallore të Diellit janë shumë të larta. Ky plazh, po ashtu e mbështet edhe një grup të drunjve rizoforë të cilët lulëzojnë në pellgjet e njelmëta.

 

Ky grup piktoresk rritet në plazhin verior të Ishullit Sumba, që bën pjesë në Ishujt Lesser Sunda të Indonezisë. Terreni i ishullit Sunda është i pazakonshëm pasi që përbëhet kryesisht nga kodrina të ulëta dhe jo nga shpatet e rrëpirëta vullkanike tipike që gjenden në shumë ishuj Indonezian.

 

Jeta e zogjve është posaçërisht e larmishme, por këta zogj dhe habitati në pyjet në të cilat ata jetojnë janë nën presion nga shpyllëzimi. Dy parqe kombëtare –  Laiwangi Wanggameti dhe Manupeu Tanah Daru – i mbrojnë disa prej pjesëve të mbetura të habitatit të dikurshëm pyjor.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE