EDICIONI I TRETË I STARTUP SOCIAL VENTURE NGA ICK DHE UNICEF

Ka mbetur vetëm edhe një ditë deri në mbylljen e afatit për aplikim për pjesëmarrje në punëtorinë “StartUP Social Venture” nga ICK dhe UNICEF. Punëtoria tri ditore, e cila mbahet online më 23-25 Tetor 2020 në Prishtinë, ka për qëllim të zhvillojë kulturë të Ndërmarrësisë Socile dhe krijimin e mundësive të Vetë-Punësimit për adoleshentët dhe të rinjtë në Kosovë. Aktiviteti përmban mësim alternativ, dhe bazohet në shkathtësitë e shekullit të fundit të zhvillimit të ndërmarrjeve të suksesshme, përmes fazave si: hulumtimi i tregut, diferencimi i klientëve, gjetja e kanaleve të shitjes dhe menaxhimit të fondeve dhe ekipit.

 

Punëtoria Startup i fton të rinjtë e moshës 14-24 vjeç nga Kosova, që kanë ide për zhvillimin e ndonjë produkti apo shërbimi, që ofron zgjidhje inovative për sfidat e shoqërisë, që të aplikojnë (ekipi duhet të jetë i përbërë prej 3-5 personave), për të marrë mbështetje profesionale nga ekspertë të fushave të ndryshme, mbështetje finaciare deri në 16,000 Euro për ekipet fituese si dhe inkubim & mentorim nga Innovation Centre Kosovo.

 

Afati i fundit për aplikim është data 15 Tetor 2020. Për më shumë informata, si dhe për të aplikuar online klikoni këtu.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE