EPIDAURUS – TEATRI MË AKUSTIK NË BOTË

 

Fshehtësia e Epidaurusit, teatrit më akustik në botë, i cili gjendet në gadishullin grek të Peloponezit nuk është arritur që të zbulohet as njëzet e katër shekuj pas ndërtimit të tij.

 

E folura në këtë skenë dëgjohet njësoj në secilin rresht të këtij teatri. Madje edhe pëshpërimat e artistëve mund të dëgjohen edhe nga radha e fundit e kësaj mrekullie arkitekturale. Ky është teatri grek më i madh dhe më akustik dhe që nga viti 1988 ai gjendet edhe në listën e trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO.

 

Sot, Epidaurusi është një prej atraksioneve turistike më të rëndësishme pasi që ky teatër nuk i është nënshtruar kohës. Themi kështu, pasi që edhe është ndërtuar në shekullin e 4 p.e.s. ai është mjaft i ruajtur. Ky teatër gjendet në qytetin grek Epidaurus dhe me bukurinë e tij si dhe arkitekturën unike ai radhitet në mesin e pasurive kulturore më të mëdha të Greqisë.

 

Me një kapacitet deri në dymbëdhjetë mijë shikues, padyshim qëllimi i tij ishte që aty të mund të grumbullohej numër maksimal i shikuesve për të përcjellë vendosjen në skenë të veprave teatrale të Greqisë së Vjetër. Krahas pjesës për shikuesit ky teatër e ka edhe pjesën për vendosjen e orkestrës. Vet auditori është i ndarë në dy pjesë.

 

Pamja e tij vjen nga periudha helene, dhe sot ky amfiteatër shfrytëzohet për aktivitete të mëdha muzikore si dhe festivale. Më i njohuri është Festivali Epidaurus i dramës antike i cili organizohet çdo verë që nga viti 1955.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE