EURO 2020

Pas mbi një viti me kufizime dhe ngujime në përgjigje të shpërthimit të pandemisë COVID-19, Euro 2020 mund të konsiderohet si shenja e parë e vërtetë se jemi afër kapërcimit të kësaj sfide në të gjithë botën. Jo vetëm që u organizua një ngjarje e tillë, por pamë edhe kthimin e tifozëve në stadium, edhe pse në numër të reduktuar. Pa dyshim se shikimi i ndeshjeve në Puskas Arena në Hungari ishte më i veçantë, pasi ky ishte vendi i vetëm që e lejoi kapacitetin e plotë të tifozëve në stadium, por tifozët duhej të siguronin provë se ishin vaksinuar. Më poshtë ju ftojmë t’i lexoni disa fakte interesante në lidhje me këtë turne.

 

  1. 12 ishte një numër i veçantë… 12 qytete nga 12 shtete organizuan ndeshje nga 12 qershori deri më 12 korrik.

 

  1. EURO 2020 u shty në momentin e fundit për shkak të COVID-19. UEFA e konsideroi mundësinë e riemërtimit të turneut në EURO 2021. Sidoqoftë, të gjitha materialet promovuese dhe mallrat me temën EURO 2020 ishin prodhuar, kështu që ndryshimi i emrit në EURO 2021 nuk ishte financiarisht i mundur.

 

  1. Maskota e UEFA Euro 2020 ishte Skillzy, një futbollist i pazakonshëm me stil të lirë i cili i frymëzonte tifozët që të ngarkojnë video me aftësitë e tyre.

 

  1. Shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në një Euro të vetme është Michel Platini. Mesfushori francez i shënoi nëntë gola në vitin 1984, duke e çuar Francën deri te trofeu i parë.

 

  1. Plani fillestar ishte që 13 qytete t’i organizonin ndeshjet. Sidoqoftë, kryeqyteti i Belgjikës, Brukseli, u përjashtua pasi stadiumi i ri i planifikuar nuk ishte përfunduar me kohë dhe UEFA nuk i mori garancitë e nevojshme për përfundimin e tij. Kurse, Dublini u përjashtua për shkak të COVID-19.

 

  1. Dmitri Kirichenko i Rusisë e shënoi golin më të shpejtë ndonjëherë (67 sekonda) kundër Greqisë në vitin 2004.

 

  1. Logoja e Euro 2020 u dizajnua për të qenë një simbol mjaftueshëm i fortë për t’i bashkuar të gjitha qytetet dhe qytetarët e Evropës. Nga krijuesit vlerësohet se kjo logo është metafora e përsosur për futbollin në këtë kontinent – Ura e Futbollit.

 

  1. E vetmja finale e Euro që shkoi në penallti ishte në vitin 1976, ku Çekosllovakia fitoi kundër Gjermanisë Perëndimore. Ishte 2-2 në fund të kohës shtesë, dhe ata fituan 5-3 në penallti.

 

  1. Lojtari më i shpejtë që luajti në Euro 2020 ishte Kylian Mbappe me shpejtësi maksimale prej 44.70 km/orë!

 

  1. Marco van Basten i Holandës ishte një talent premtues – performancat e tij në Euro 1998 ia siguruan vendin në sallën e famës së futbollit. Një ‘hattrick’ kundër Anglisë, goli fitues në gjysmë finale ndaj Gjermanisë Perëndimore dhe një volej spektakolar nga një kënd i ngushtë, e mposhti Bashkimin Sovjetik në finale.

 

  1. Euro ndeshja me rezultatin më të lartë ishte ndeshja e parë në historinë e turneut. 6 korrik 1960, ku Jugosllavia fitoi 5-4 kundër Francës.

 

  1. Adidas e ka dizajnuar topin zyrtar të ndeshjes për turneun. Ai quhet ‘Uniforia’. Është emëruar si nga uniteti, ashtu edhe nga euforia që mund të sjellë gara. Topi përmban linja të zeza të stilit të furçës që përshkojnë topin, gjë që e simbolizon fshirjen e kufijve.

 

(Burimi: https://www.euro2020-guide.com/fun-facts.html)

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE