FACEBOOK ËSHTË DUKE E PËRGATITUR NJË ORË TË RE TË MENÇUR!

 

Pa marrë parasysh nëse ju pëlqen që të bartni orë apo jo, në botën moderne ato janë një prej aksesorëve më mbresëlënës dhe më të popullarizuar dhe si të tilla ato e kanë një vend të rëndësishëm në industrinë e modës.

 

Orët e shtrenjta barten si simbole të statusit, ndonëse orët e dorës nuk duhet të jenë të shtrenjta për të qenë cilësore dhe të dobishme. Shembull për këtë janë orët e mençura, të cilat barten për arsye praktike, sepse krahas matjes së kohës ato i kanë edhe një sërë funksionesh të tjera të dobishme.

 

Kompanive të ndryshme që tashmë i kanë prodhuar modelet e orëve të tyre të mençura, me sa duket do t’iu bashkëngjitet edhe Facebook. Ndonëse, ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, ka zëra se tashmë është miratuar krijimi i orës së parë të mençur nga kjo kompani. Aktualisht, parashikohet që kjo orë të prezantohet në verën e ardhshme.

 

Kjo pajisje do t’i ketë dy kamera të cilat mund të përdoren për të bërë fotografi apo për të incizuar video të cilat do të mund të shpërndahen përmes pakos së aplikacioneve të Facebook.

 

Kamera në anën e përparme të orës funksion primar e ka për realizimin e video thirrjeve, kurse kamera me 1080p me fokusim automatik në anën e pasme të orës do të mund të shfrytëzohet për video incizime.

 

Në mungesë të detajeve, mbetet që të shihet se si do të duket ora e parë e mençur që do të prodhohet nga gjigandi Facebook dhe sipas të gjitha gjasave për këtë do të duhet të presim deri në verën tjetër.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE