Tom Cruise është një nga aktorët më të dekoruar dhe më të talentuar në historinë e Hollivudit. Është jashtëzakonisht i pashëm dhe ka bërë shumë filma të suksesshëm legjendar që pothuajse çdo entuziast i filmit i ka parë. Ai është heroi më i mirë i aksionit të kësaj epoke. Është i popullarizuar në mbarë botën sepse është pjesë thelbësore e franshizës “Mission Impossible” në të cilën ai e luan rolin e Ethan Hunt. Edhe pse shumë njerëz mund të dinë shumë për të nga emisionet, intervistat dhe filmat, ka ende shumë fakte dhe gjëra rreth Tom Cruise që janë të panjohura për shumë njerëz. Shikoni disa nga faktet më interesante të panjohura rreth Tom Cruise:
Ai nuk është vërtet një Cruise
Ne e njohim si Tom Cruise, por ai lindi si Thomas Cruise Mapother IV, vëllai i vetëm i tri motrave. Prindërit e tij ishin Mary Lee, një mësuese e arsimit special, dhe babai dhe emnaku i tij, Thomas Cruise Mapother III, ishte inxhinier i elektrikës.
Jeta e tij në shtëpi ishte e padurueshme
Babai i tij e kishte të vështirë të mbante një vend pune dhe me katër gojë për të ushqyer, ata nuk kishin shumë pará, por kjo nuk ishte arsyeja e vetme e mundimeve të tyre. Cruise pati rrëfyer se babai i tij e rrihte rregullisht dhe se ai rrallë ndihej i sigurt pranë tij, duke e quajtur atë një “tregtar kaosi” dhe një “mujsharës”.
Ai u largua nga foleja
Sapo e mbaroi shkollën e mesme, Cruise shkoi në New York City për ta filluar karrierën si aktor. Në NYC, Cruise ishte kamerier ndërsa kërkonte punë aktrimi. Pas disa muajve, ai vendosi të provonte Los Anxhelosin. Ishte një vendim për të cilin nuk do të pendohej.
Ai i arriti majat
“Top Gun” ishte hiti më i madh i Cruise në atë kohë, por pavarësisht suksesit të tij, do të ishte një film për të cilin do të pendohej, sepse shumë menduan se e lartësonte luftën. Pavarësisht nga kjo sprapsje, Cruise kishte thënë se ai do të kthehet përsëri nëse krijuesit e filmave ndonjëherë vendosin që ta bëjnë vazhdimin e filmit…
Mësoi nga gabimet e tij
Si përgjigje, Cruise u regjistrua për “Born on the Fourth of Fourth of July”, një film toni i të cilit ishte padyshim kundër luftës. Ishte një hit që u pranua nga kritika dhe i dha Cruise nominimin e parë për çmimin Oscar.
Nuk mund të jesh i zgjedhuri i të gjithëve
Pavarësisht suksesit të tij, jo të gjithë janë fansa. Autorja Anne Rice donte ta angazhonte një aktor tjetër në rolin e karakterit Lestat për “Interview with the Vampire”. Znj. Rice madje rekomandoi disa opsione të tjera. Megjithatë, kur përfundoi filmi, ajo e ndërroi mendjen. Znj. Rice e lavdëroi Cruise për aktrimin e tij, Personalisht i kërkoi falje dhe madje nxori reklama të shtrenjta në New York Times dhe Vanity Fair për ta lavdëruar filmin.
Ai ishte profit i pastër
Gjatë viteve ‘90, Cruise u bë një mega yll me para të mëdha. Ai u bë aktori i parë që u shfaq në pesë filma radhazi të cilët fituan mbi 100 milionë dollarë. Në vitin 1993, ai e nisi kompaninë e tij të produksionit, e cila realizoi serinë e filmave që do ta definonte karrierën e tij – Mission Impossible.
Ai i fitoi ‘gradat’ e tij
Seria Mission Impossible ia ndryshoi jetën në më shumë se një mënyrë. Në një skenë, ku personazhi i Cruise hedh në erë një akuarium për t’i shpëtuar një situate të rrezikshme, regjisori nuk ishte i kënaqur me dublantin e Cruise, kështu që Cruise ndërhyri dhe e kreu vetë aktin. Që atëherë, Cruise u kaplua nga entuziazmi dhe filloi të kryente vet shumicën e skenave të rrezikshme.
Pothuajse iu pre koka
Gjatë xhirimit të “The Last Samurai”, kali mekanik të cilin e kalëronte, u prish, prandaj ai nuk përkulej dot për të shmangur tehun e një shpate që po i afrohej. Të menduarit e shpejtë ia shpëtoi jetën, duke e ndalur tehun një centimetër nga qafa e Cruise.
Ai nxori frymëzimin nga humbja e vet
Një nga interpretimet më të mira të Cruise ishte në filmin ‘Magnolia’ të vitit 1999. Në një skenë, personazhi i Cruise përjeton thyerje të plotë emocionale, por nuk ishte aktrim. Ai doli plotësisht nga skenari në momentin brutal ku thyhet emocionalisht pranë babait të tij i cili po vdiste. Nuk e pëlqeu skenarin ashtu siç ishte shkruar, kështu që e kanalizoi pikëllimin e tij për vdekjen e babait të tij 15 vjet më parë. Skena e tij ishte aq prekëse, saqë e përloti edhe Philip Seymour Hoffman, një nga aktorët më të mëdhenj të brezit të tij.
Ai është hero i jetës së vërtetë
Tom Cruise është një hero si para kamerës ashtu edhe larg saj. Në vitin 1996, ai e shoqëroi një grua për në spital pasi ishte dëshmitar i përplasjes së saj nga një veturë, dhe kur zbuloi se ajo nuk kishte sigurim shëndetësor, ia pagoi plotësisht faturën e spitalit prej 7000$.