FAKTE INTERESANTE PËR GJUMIN

 

Çdo mbrëmje, njerëzit i mbyllin sytë dhe kridhen në gjumë. Ky proces është aq i automatizuar sa që ne nuk mendojmë pothuajse asnjëherë për të, ndonëse një të tretën e jetës sonë e kalojmë në gjumë. Nëse e marrim parasysh faktin se mesatarisht njeriu i sotëm jeton afër 78 vjet, i bie që përafërsisht 26 vjet do t’i kalojmë në gjumë.

 

Rekordet

Rekordin më të famshëm për netët pa gjumë e ka arritur 17 vjeçari Randy Gardner nga Shtete e bashkuara të Amerikës, i cili ia ka arritur që të rrijë zgjuar plot 264 ditë, në funksion të studimeve shkencore në vitin 1964.

 

Që atëherë ky rekord është thyer disa herë, por nuk është regjistruar zyrtarisht që është thyer. Një nga arsyet pse rekordet e reja nuk regjistrohen është sepse Libri i Rekordeve të Guiness nuk i përkrah më eksperimentet e tilla, sepse ato mund të jenë fatale për jetën e njeriut.

 

Mos e zgjoni njeriun që ecën në gjumë është vetëm një mit

Sipas të gjitha gjasave ju jeni e keni dëgjuar legjendën urbane sipas së cilës nuk kurrë nuk duhet zgjuar njeriun që ecën në gjumë, sepse mund të jetë tepër e rrezikshme. Sipas gojëdhënave somnambulët e tillë, mund të kenë reagime tejet të zemëruara dhe të rrezikshme. Mirëpo, kjo nuk është aspak e vërtetë.

 

Nëse e zgjoni një somnambul (njeri që ecën në gjumë), ai do të reagojë në mënyrën e njëjtë si çdo person tjetër që e zgjoni nga gjumi i rëndë. Pra, ai do të jetë i hutuar dhe i çorientuar, dhe sigurisht nuk do të jenë të vetëdijshëm për kohën apo situatën në të cilën gjenden. Po ashtu, ata mund të ndihen të turpëruar, por me të vërtetë nuk ka asnjë arsye që të keni frikë për ndonjë reagim të zemëruar nga ana e tyre.

 

Rrjedhimisht, zgjimi i këtyre personave gjatë episodeve të tilla është tejet i dobishëm, sepse duke i zgjuar ju mund t’i shpëtoni nga lëndimet e mundshme. Ajo që duhet ta keni parasysh në këto raste është se qasja e tyre nuk është aq e lehtë, andaj mënyra më e mirë është që të mundoheni t’i ktheni në shtrat duke përdorur lëvizje të thjeshta dhe të buta.

 

Disa njerëz kanë frikë nga gjumi

Ekzistojnë lloje të ndryshme të frikës, andaj nuk është për t’u habitur që ekziston edhe frika nga gjumi. Ajo njihet si klinofobi, dhe përshkruhet si frikë intensive nga gjumi, mirëpo për fat të mirë, kjo gjendje paraqitet shumë rrallë. Personat që vuajnë nga kjo gjendje kanë frikë nga gjumi i pavarur, disa kanë frikë nga ankthet, kurse disa të tjerë kanë frikë nga gjumi sepse kështu ata mund të vdesin në gjumë.

 

Trupi e ka orën e vet biologjike

A ju ka ndodhur ndonjëherë që të zgjoheni në mëngjes përpara se të bjerë alarmi? Nëse po, për këtë mund t’i falënderoheni një hormoni të vogël në trupin e njeriut me ermin “adrenocorticotropin”.

 

Ky hormon konsiderohet si alarmi i brendshëm i njeriut i cili aktivizohet disa orë përpara zgjimit. Shkencëtarët konsiderojnë që ky hormon e përgatit trupin për aktivitetet stresuese dhe të lodhshme që do të vijojnë gjatë ditës.

 

Në kuadër të studimeve shkencore, të anketuarit të cilëve shkencëtarët iu thanë se do t’i zgjonin herët kanë shfaqur nivele më të larta të këtij hormoni në krahasim me personat, të cilëve shkencëtarët iu thanë se nuk do të zgjoheshin herët. Rrjedhimisht, nëse i thoni vetes se do të zgjoheni herët, ky mund të jetë stimulues i mjaftueshëm për aktivizimin e këtij alarmi.

 

Vetëm 4 ditë pa gjumë do t’ju shkaktojnë halucinacione

A e dini se mjaftojnë vetëm 4 ditë pa gjumë që të filloni të keni halucinacione? Kushdo që ka tentuar që ta thyejë këtë rekord mund t’ua vërtetojë këtë fakt.

 

Ekzistojnë shumë anekdota për këtë temë. Njerëzit kanë filluar që të besojnë se janë persona të famshëm, kanë parë xhuxhë të vegjël që vallëzojnë, si dhe përbindësha të ndryshëm. Edhe nëse kjo ju duket argëtuese një fakt mbetet i pandryshueshëm, kurrë mos tentoni që të eksperimentoni me gjumin tuaj.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE