FAKTE INTERESANTE PËR ISLANDËN

 

Islanda është një shtet ishull nordik në Oqeanin Atlantik Verior dhe ajo është shteti me dendësinë më të vogël popullsisë në Evropë. Përkundër pozitës gjeografike në pjesët më veriore të rruzullit tokësor, falë Rrymës së Golfit Islanda ka një klimë mjaft të përshtatshme. Gjithsesi, në vijim ju ftojmë t’i lexoni disa fakte interesante për Islandën.

 

  • Islanda është një zonë aktive tektonike. Në mes të ishullit gjendet një hendek që e ndan Islandën në pjesën që lëviz drejt Evropës dhe pjesën që lëviz drejt Amerikës dhe çdo vit këto dy pjesë largohen nga 3 centimetra nga njëra-tjetra.

 

  • Fjala gejzer është islandeze dhe do të thotë “ai që fishkëllen”. Falë gejzerëve të gjithë islandezët kanë ngrohje dhe rrymë falas.

 

  • Në Islandë vëllezërit dhe motrat nuk e kanë të njëjtin mbiemër. Nëse emri i babit të fëmijëve është Henrik, atëherë i biri do të quhet Henrikson, ndërsa vajza do të quhet Henriks dotir.

 

  • Islanda e ka zhvilluar një aplikacion që e dallon nëse keni lidhje gjaku me personin të cilin e takoni (prezantoheni). Arsyeja për këtë është e thjeshtë. Ata janë të pakët në numër dhe janë të shpërndarë, prandaj ekziston mundësia e incestit apo edhe i brezave të rinj që do të kishin lidhje gjaku me paraardhësit e tyre biologjik.

 

  • Në Islandë, nëse policia ju ndalon duke vozitur në gjendje të dehur, ata ua shkatërrojnë patentën e shoferit aty për aty për të shmangur ndërhyrjen e ndonjë familjari apo të njohuri në pozitë.

 

  • Në Islandë nuk ka pyje dhe as mushkonja.
PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE