FAKTE INTERESANTE PËR PLANETËT E SISTEMIT DIELLOR

Nëse jeni lexues të rregullt të ueb faqes sonë, atëherë do t’ju kujtohet se disa ditë më parë e kemi publikuar një artikull me fakte interesante për tokën dhe misteret e saj për të cilat nuk kemi përgjigje (këtë artikull mund ta gjeni këtu). Kurse, sot do t’ua prezantojmë disa fakte interesante rreth planetëve të sistemit diellor.

 

Të gjithë e dinë që Toka e ka një hënë, por në anën tjetër Jupiteri i ka 63 sosh!

 

Dimri në Tokë zgjat tre muaj, dhe kjo nuk është asgjë e re, mirëpo dimri në Uran zgjat 21 vjet!

 

Nëse ju intereson ta dini se sa i madh është Marsi, atëherë mbajeni në mend se ky planet e ka madhësinë e njëjtë me bërthamën e Tokës.

 

Edhe më interesante është se Jupiteri është dy herë më i madh se të gjithë planetët e tjerë së bashku në sistemin tonë diellor!

 

Viti zgjat 12 muaj. Paramendojeni si do të ishte sikur një vit të zgjaste sa 165 vite të planetit Tokë, sepse në Neptun një vit zgjat pikërisht 165 vjet!

 

Një fakt tjetër interesant rreth Neptunit është se një stuhi në këtë planet ishte aq e gjerë sa e gjithë Toka!

 

Venusi është planeti më i ngrohtë në sistemin diellor, ndërsa Merkuri përbëhet kryesisht prej hekurit.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE