FAKTE PËR USHQIMET QË MBASE NUK I DINI

 

Si e filloni mëngjesin? Duke e ngrënë mëngjesin, padyshim! Mirëpo, edhe nëse nuk jeni tip që han mëngjes herët, ju ftojmë që në vijim t’i lexoni këto fakte interesante për ushqimet që mbase nuk i dini. Do të befasoheni!

 

Lëngu i portokallit është shpesh në menynë e mëngjesit. Mirëpo, edhe frutat e tjera përmbajnë vitaminë C. madje, besoni apo jo, dredhëzat përmbajnë më shumë vitaminë C se sa portokajtë.

 

Adhuruesit e picës, padyshim e dinë se në të vendoset djathë, domate, proshutë, erëza… Zakonisht ky ushqim nuk është tepër i shtrenjtë dhe madje është ushqimi i parapëlqyer për shumicën prej nesh. Sidoqoftë, ajo që mbase nuk e dini është se një picë ka kushtuar mbi 4.000 dollarë amerikan pasi që në të është hedhur ari 24 karatësh.

 

Qepa është një prej perimeve më të shpeshta në treg dhe në kopshte. Por, e keni menduar ndonjëherë se sa është madhësia më e madhe që një qepë e ka arritur? Ua themi ne – qepa më e madhe e regjistruar në botë e ka arritur peshë më të madhe se koka e një njeriu të rritur.

 

Kikirikët janë mbase produkti më i konsumuar në botë në mes të vakteve. E dini se kikirikët nuk janë frutë arror por, një perime e familjes së legumeve.

 

Të paktë janë ata që nuk u pëlqejnë ëmbëlsirat ‘munchmallow’. Recetat për gatimin e tyre janë të ndryshme, por baza për përgatitjen e tyre janë rrënjët e bimës me emrin e njëjtë.

 

Edhe diçka tjetër për ëmbëlsirat – duke përtypur e çamçakëzin shpenzohen 11 kalori në orë.

 

Sigurisht, keni dëgjuar për shtëpizat e gatuara nga biskotat me mjaltë, mirëpo shtëpiza më e madhe e këtij lloji është dekoruar me 2.155 kilogramë krem ëmbëlsirash dhe ajo peshonte më shumë se sa një gjirafë.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE