FEMRAT I SHOHIN NGJYRAT MË MIRË SE MESHKUJT

 

Femrat i shohin më mirë ngjyrat se meshkujt dhe për këtë “fajtor” është evolucioni. Ky është përfundimi i një studimi përmes të cilit është vërtetuar se sytë e meshkujve janë më të ndjeshëm ndaj detajeve, kurse sytë e femrave i dallojnë më mirë ngjyrat. Kurse shkencëtarët i ndërlidhin këto karakteristika me përshtatjen evolutive.

 

Ku qëndron dallimi?

 

Gjatë studimit dhe një sërë testesh të kryera, janë zbuluar të dhëna të cilat dëshmojnë që femrat i përshkruajnë ngjyrat në mënyra të ndryshme nga meshkujt, sepse meshkujt kanë nevojë për gjatësi valore më të madhe për të përjetuar nuancat ashtu siç i përjetojnë edhe femrat.

 

Gjatësitë valore ndërlidhen me ngjyrat më të ngrohta, kështu që femrave e gjelbra do t’iu duket gjithmonë më e gjelbër se sa meshkujve, dhe përderisa ngjyra e portokalltë për femrat do të jetë gjithmonë e tilla, meshkujt do ta përjetojnë atë si nuancë të ngjyrës së kuqe.

 

Studimet, po ashtu, e kanë dëshmuar se meshkujt e dallojnë më me vështirësi nuancën e ngjyrës së kaltër, gjelbër dhe të verdhë. Në fakt, dallimet mund të vërehen me rastin e dallimit të ngjyrës së kaftë, verdhë dhe kaltër. Kur bëhet fjalë për ngjyrat e ngrohta, për meshkujt ato janë më të kuqe, përderisa tek femrat mbisundon e verdha.

 

Ndoshta dallimi i ngjyrave nuk janë pika e tyre më e fortë, por me sa duket meshkujt i dallojnë më mirë detajet dhe lëvizjen e objekteve në mjedisin e tyre. shkencëtarët theksojnë që arsyeja për këtë është testosteroni, si dhe instinkti i gjahtarit, të cilin meshkujt e kanë në gjen.

 

Kjo përparësi e meshkujve ndërlidhet me zhvillimin e neuroneve në korteksin vizual, i cili e nxit hormon mashkullor të testosteronit. Duke qenë se meshkujt “gjuajnë” përmes këtij hormoni, është vërtetuar që ata lindin me 25 për qind më shumë neurone në korteksin vizual se sa femrat.

 

Ekziston edhe një numër i caktuar i njerëzve, kryesisht meshkuj, të cilët vuajnë nga verbëria e ngjyrave. Personat që vuajnë nga ky lloj i verbërisë, më së shpeshti janë të “verbër” ndaj ngjyrës së gjelbër dhe asaj të kuqe.

 

Studimi, po ashtu, e ka dëshmuar se përgjatë shekujve gjinitë kanë zhvilluar aftësi të ndryshme fiziologjike. Gjegjësisht, në përputhje me rolet e tyre historike sipas parimit “se cili ishte roli i femrës dhe cili ai i mashkullit”. Ndarja e tillë e roleve dhe detyrave përgjatë shekujve ka filluar që të manifestohet përmes zhvillimit të karakteristikave fiziologjike dhe dallimeve të caktuara.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE