FESTIVALI ‘ANIBAR’ PO I VAZHDON AKTIVITETET ONLINE

Edicioni i 11-të Festivalit të Filmit të Animuar “Anibar”, po i vazhdon aktivitetet e programit online. Filmat dhe aktivitetet e ndryshme artistike janë duke u shfaqur online përmes platformave të ndryshme digjitale.

 

Organizatori i këtij festivali, Vullnet Sanaja, për Radio KFOR-in foli rreth këtij edicionit të Anibarit: “Këtë edicion do t’ua dedikojmë të gjithë atyre që po i shërojnë të tjerët, që japin mësime, krijojnë, mbrojnë, angazhohen, pastrojnë, shkruajnë, këndojnë, rrëfejnë, shërbejnë, gatuajnë, ndihmojnë, kujdesen, zhvillojnë, ngushëllojnë, mbështesin dhe informojnë”.

 

Anibar, do të jetë i hapur deri më datën 23 gusht 2020, dhe në këtë edicion janë paraparë të marrin pjesë 139 filma, të cilët do të shfaqen përgjatë 7 ditëve. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit për shkak të rrezikut nga përhapja e virusit COVID-19, Festivalin Anibar, mund ta ndiqni përmes platformave digjitale, për të cilat mund të informoheni në faqen zyrtare të festivalit dhe përmes mediave sociale.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE