FILMAT MË TË MIRË TË CHADWICK BOSEMAN

Chadwick Boseman, i njohur më së shumti për performancën e tij magnetike në filmin novator “Black Panther” të kompanisë “Marvel”, ndërroi jetë nga kanceri i zorrës së trashë në moshën 43 vjeçe më 28 gusht. Ai ishte diagnostikuar me këtë sëmundje në vitin 2016 dhe disa nga filmat e tij më të njohur, si filmat e studios filmike “Marvel” dhe filmi i ri i Spike Lee “Da 5 Bloods” nga “Netflix”, ai i bëri ndërsa luftonte me sëmundjen. Filmat e Boseman-it janë një dëshmi e trashëgimisë së tij. Nga mbretërit e trilluar e deri tek figurat historike si Jackie Robinson, Bosemani ishte i famshëm për portretizimin e njerëzve që shikuesit mund t’i admironin. Gjatë karrierës së tij të shkurtër, por të suksesshme, Boseman luajti në 15 filma teatralë dhe 16 prodhime televizive. Më poshtë, ne i kemi renditur 5 nga filmat më të mirë të tij. Përveç kësaj, ju gjithashtu mund të lexoni në lidhje me filmin e fundit të Boseman-it, “Ma Rainey’s Black Bottom”, një adaptim i një shfaqjeje të August Wilson që do të transmetohet në “Netflix” më vonë gjatë këtij viti.

 

GET ON UP (2014)

Boseman e kap aq mirë energjinë dhe mënyrën e sjelljes së këngëtarit të muzikës “soul”, sa nuk do të ishte për t’u habitur nëse mendoni se personi në ekran në filmin “geto n Up” në të vërtetë është James Brown. Filmi i vitit 2014 është një përzierje e ngjarjeve të jetës së Brown në një rrëfim jo të renditur, duke nxjerr në pah ndikimin kulturor që e kishte ai.

 

42 (2013)

I lansuar në vitin 2013, “42” ishte filmi që e bëri Bosemanin të dallohej. Ai e luajti Jackie Robinson, lojtarin legjendar të ekipit “Brooklyn Dodgers”, i cili ishte afro-amerikani i parë që luajti në Ligën madhore të bejzbollit në Amerikë. Filmi krijoi një model që Boseman do ta përsëriste gjatë gjithë karrierës së tij: mishërimi me dinjitet i figurave historike të jetës reale.

 

BLACK PANTHER (2018)

“Black Panther” ishte filmi i parë i madh me superheronj që e shfaqi një protagonist me ngjyrë, dhe një kastë (aktorët e filmit) pothuajse tërësisht me ngjyrë. Boseman e luajti mbretin T’Challa, udhëheqësin e Wakanda, një komb i fshehtë afrikan shumë më i përparuar teknologjikisht se çdo vend tjetër. T’Challa gjithashtu u paraqit në dy filmat Avengers dhe në “Captain America: Civil War”.

 

MARSHALL (2017)

Boseman e luajti rolin e Thurgood Marshall, gjyqtarin e parë me ngjyrë të Gjykatës së Lartë në vitin 1967, në këtë film të prekshëm biografik të vendosur në një nga gjykimet e hershme të Marshall-it.

 

DA 5 BLOODS (2020)

Filmi i fundit i Spike Lee, “Da 5 Bloods”, përqendrohet në një grup veteranësh të Vietnamit që kthehen në vijën e frontit për të gjetur komandantin e tyre – dhe thesarin e varrosur. Sipas Lee, filmi kërkonte një xhirim të lodhshëm – dhe Bosemani e tregoi veten. “Ne e filmuam Da 5 Bloods në Tajlandë dhe ishte nxehtë, xhungël, male dhe Çeduik ishte aty me ne gjatë gjithë rrugës. Unë nuk dyshova asnjëherë se diçka nuk ishte në rregull,” rikujtoi Lee gjatë një homazhi për Bosemanin.

PDF Magazine

Qershor

READ MORE

NEW MAGAZINE