FINALJA E LIGËS SË KAMPIONËVE 2022 DO TË MBAHET NË STADE DE FRANCE NË PARIS

 

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së e mbajti sot një takim të jashtëzakonshëm pas përshkallëzimit të theksuar të situatës së sigurisë në Evropë. Kështu ka bërë të ditur pak orë më parë UEFA, përmes një njoftimi të publikuar në faqen e tyre zyrtare.

 

Më tej në këtë njoftim thuhet se Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së ka vendosur që ta zhvendosë finalen e vitit 2021/22 të Ligës së Kampionëve për meshkujt nga Shën Petërburgu në Stade de France në Saint-Denise në Paris. Përndryshe ndeshja do të zhvillohet në orarin e njëjtë kohor siç ishte planifikuar më parë – të shtunën më 28 maj 2022 duke filluar nga ora 21:00 sipas orës së Evropës Qendrore (CET).

 

Në fund të njoftimit, UEFA thekson që Komiteti Ekzekutiv ka vendosur edhe që klubet dhe kombëtaret e Rusisë dhe Ukrainës do t’i zhvillojnë ndeshjet e tyre si nikoqirë në garat e organizuara nga UEFA në fusha neutrale, deri në një njoftim të ri.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE