FSHEHJA E PËLQIMEVE KARAKTERISTIKA E FUNDIT NË INSTAGRAM

 

Në prill të vitit 2019, mes pyetjeve në rritje në lidhje me efektet e rrjeteve sociale në shëndetin mendor, Instagrami njoftoi se do të testonte një veçori (feed) pa pëlqime. Personi që postonte një imazh në rrjet prapë do të shihte se sa njerëz i kishin dërguar një zemër, por numri i përgjithshëm i zemrave do të mbetej i padukshëm për publikun.

 

Numri i pëlqimeve mund të ndikojë në shëndetin mendor

Hulumtimet tregojnë se kemi prirje të barazojmë suksesin tonë në internet – ndjekësit, komentet dhe numrin e pëlqimeve – me vetëvlerësimin tonë, veçanërisht në adoleshencë. Në vitin 2020, një studim i 513 vajzave adoleshente në Brazil zbuloi se përpara se të postonin një foto, 78% e tyre ishin përpjekur të fshihnin ose ndryshonin një pjesë të trupit që nuk e pëlqenin. Një tjetër zbulim tregon se 43% e adoleshentëve me mirëqenie të ulët socio-emocionale i kanë fshirë postimet e mediave sociale sepse kanë marrë shumë pak pëlqime. Është gjithashtu e dukshme që në vitin 2019, 25% e adoleshentëve pranuan se ishin viktimë e mujsharjes kibernetike.

 

Interneti vërtet mund të jetë një vend jomiqësor. Disa njerëz kanë ndërtuar karriera të tëra në Instagram, por pavarësisht nëse jeni ndjekës i flaktë i postimeve apo një fantazmë që poston rrallë, numri i pëlqimeve në dukje i padëmshëm mund të ndikojë në shëndetin tuaj mendor.

 

Rezultatet

Pasi eksperimentoi me fshehjen e pëlqimeve, Instagram arriti në përfundimin se rezultatet ishin “të dobishme për disa dhe të bezdisshme për të tjerët”. Kështu, në mars 2021, kompania mëmë Meta njoftoi se do t’iu ofronte përdoruesve të saj më të mirën e të dy botëve, domethënë ata do të kishin mundësinë të fshehin ose të zbulojnë pëlqimet e tyre.

 

A do të ndikojë kjo në performancën e postimeve tuaja?

Sipas Instagramit, jo dhe aq. Ju mund të fshehni pëlqimet nga vetja dhe përdoruesit e tjerë, por aplikacioni do të vazhdojë të gjurmojë pëlqimet dhe do t’i përdorë ato si një sinjal renditjeje për algoritmin. Shkurtimisht, algoritmi vendos se çfarë përmbajtje shihni në fillim (te Storiet, postimet dhe t e faqja Eksploro). Mënyra se si përcaktohet rendi është specifike për individin; varet nga ajo çka ju pëlqen, shikoni dhe komentoni.

 

Në nivel biznesi, numërime të ngjashme mund të shërbejnë si formë e provës sociale. Në bazë të numrit tuaj të pëlqimeve, njerëzit që për herë të parë kanë kontakt me markën tuaj në Instagram, mund të fitojnë menjëherë ndjenjën se sa i madh ose sa njihet biznesi juaj.

 

Çfarë thotë Instagrami?

Në nivelin social/emocional/mendor të shëndetit, fshehja e pëlqimeve mund të jetë “e dobishme” ose “e bezdisshme” për ju, thotë Instagrami. Nëse ndiheni pak të fiksuar me numrin tuaj të pëlqimeve dhe zbuloni se kjo po ndikon në aftësinë tuaj për të postuar përmbajtje që ju duket autentike, provoni t’i fshehni pëlqimet për një ose dy javë. Nëse ndikon pozitivisht në përvojën tuaj, mbajeni atë ndërrim. Por, në fund të fundit, përmbajtja cilësore, estetika e qëndrueshme dhe ndërveprimet e menduara me komunitetin tuaj në komente kanë shumë më tepër rëndësi se sa numri i pëlqimeve që i marrin postimet tuaja.

 

SI TË FSHEHIM PËLQIMET (LIKES) NË INSTAGRAM?

  1. Shkoni te profili juaj dhe shtypni ikonën që duket si hamburger, që gjindet në këndin e sipërm të djathtë të ekranit tuaj. Nga atje, shtypni Settings në krye të menysë.

 

  1. Prej menysë Settings, shtypni Privacy. Pastaj, shtypni Posts.

 

  1. Në krye të menysë së Posts, do të shihni një çelës të etiketuar Hide (fshihni) numrin e pëlqimeve dhe shikimeve. Kaloni atë çelës në pozicionin “on” (ai duhet të kthehet në të kaltërt), dhe jeni në rregull – tani numri i pëlqimeve nga të gjitha postimet tuaja në Instagram do të fshihet.
PDF Magazine

Tetor

(ALB_ENG)210

READ MORE

NEW MAGAZINE