FTESË PËR SHKOLLAT E MESME TË ULËTA DHE TË MESME TË LARTA PËR PJESËMARRJE NË PROJEKT

Me një postim në ueb faqen dhe llogarinë e tyre në Facebook, dje (23/09/2020) Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) publikoi një ftesë për shkollat e mesme të ulëta dhe të mesme të larta për pjesëmarrje në projektin “Fuqizimi i të rinjve për një të ardhme paqësore, prosperuese dhe të qëndrueshme në Kosovë”. Ky projekt zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), me përkrahjen e UNICEF dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës – MASH, dhe qëllimi i tij është ofrimi i përkrahjes së shkollave për të krijuar mekanizma për zgjidhjen pa dhunë të konflikteve si dhe për të kontribuar në krijimin e ambienteve miqësore për të rinjtë.

 

Më tej në postimin në fjalë theksohet se në këtë fazë, projekti do të bëjë përzgjedhjen e 20 shkollave nga 10 komuna (Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Podujevë, Graçanicë, Lipjan, Novobërdë, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë) për bashkëpunim me projektin. Nga secila komunë e përfshirë në projekt do të përzgjidhen dy shkolla. Secila shkollë e përzgjedhur do të përfitojë nga këto aktivitete të projektit:

 

  1. Pjesëmarrje në trajnimin “Ndërmjetësimi mes bashkëmoshatarëve” për 5 nxënës dhe 2 mësimdhënës (programi është i akredituar nga MASH)
  2. Pjesëmarrje në trajnimin “Zgjidhja e konflikteve dhe Ndërmjetësimi mes bashkëmoshatarëve” për 8 mësimdhënës (programi është i akredituar nga MASH)
  3. Pjesëmarrje në Kampin online ku do të marrin pjesë “Grupet e Ndërmjetësimit” që do të krijohen pas trajnimit “Ndërmjetësimi me bashkëmoshatarëve”
  4. Përkrahje përmes grantit me vlerën 500 EUR, për zbatim të projekteve shkollore për të zhvilluar aktivitete që kontribuojnë në krijimin e ambienteve atraktive dhe pa dhunë në shkolla
  5. Pjesëmarrje në ngjarjen përmbyllëse ku do të prezantohen të arriturat e shkollave/ Promovim i punës së shkollave

 

Përzgjedhja e shkollave do të bëhet përmes vlerësimit të Shprehjeve të Interesit ku dëshmohet se shkolla duhet të:

  1. Jetë e nivelit të arsimit të parauniversitar
  2. Dëshmojë gatishmëri të të gjithë stafit dhe të menxhmentit për t’u përshirë në trajnimet dhe aktivitetet që do të ndërmerren në kuadër të projektit
  3. Jetë e gatshme për të shpërndarë informatat dhe praktikat më të mira edhe me shkollat tjera
  4. Ketë nxënës nga komunitete tjera
  5. Ketë hapësirë të mjaftueshme për të adaptuar një si Dhomë Ndërmjetësimi apo Kënd Ndërmjetësimi
  6. Sigurojë qëndrueshmëri të funksionimit të Grupit të Ndërmjetësimit dhe
  7. Nuk ka qenë më herët pjesë e projekteve/trajnimit „Ndërmjetësimi mes bashkëmoshatarëve“, të organizuar nga KEC

 

Të gjitha shkollat e interesuara që të aplikojnë në përputhje me këtë thirrje mund ta bëjnë këtë duke e dërguar një Shprehje të Interesit më së largu deri më 29 shtator 2020, në email adresën diellza@kec-ks.org, thuhet në fund të thirrjes në fjalë.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE