FUNDJAVA ME MANIFESTA 14

 

Para nesh është fundjava e parë e muajit gusht dhe teksa shumica jemi duke iu gëzuar mundësisë për të pushuar nga angazhimet e punës. Për të gjithë ju që dëshironi që ditët e fundjavës t’i kaloni në mënyrë aktive, atëherë në kuadër të Manifesta 14 do të organizohen dy aktivitete tejet interesante.

 

Aktiviteti i parë është vizita speciale në ish ndërtesën e tjegullores (fabrikës së tjegullave) në Prishtinë të titulluar Common Grounding (Bazat e Përbashkëta). Në njoftimin për këtë vizitë në mes të tjerash theksohet se përmes 10 veprimeve të ngjeshura të gjithë vizitorët do të mund të depërtojnë në pjesët e mbyllura të kësaj fabrike. Po ashtu, të gjithë vizitorëve do t’iu kërkohet që t’i lënë të gjitha gjësendet personale (kamerat, telefonat, sendet me vlerë) te rojet. Për shkak të gjendjes së këtij objekti të interesuarve iu rekomandohet që të mbathin këpucë të mbyllura mirë (jo sandale) pasi që pritet që të ndoteni pak. Kjo vizitë do të organizohet më 06 dhe 07.08.2022 nga ora 09:45-11:15.

 

Letra për autoritetet – promovimi i dyfishtë i librave dhe dialog me Leah Whitman-Salkin dhe Anna Zett. Ky është aktiviteti i dytë i Manifesta 14 që do të organizohet gjatë kësaj fundjave, gjegjësisht të shtunën (06.08.2022) në orën 16:00-18:30. Në këtë promovim të dyfishtë të librave autorja e librit Artificial Gut Feeling (ribotim 2022) Anna Zett dhe autorja e Custody of the Eyes (ribotim) Leah Whitman-Salkin do të ndajnë me të pranishmit tekstet e tyre si dhe do të udhëheqin një dialog të strukturuar.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE