GASHI – “WHO MADE ME”

 

Disa vite më parë, reperi tani i famshëm ishte një mirëmbajtës. Tani ai ka miliona transmetime në “SoundCloud” dhe një kontratë me kompaninë “RCA Records”.

 

Emri: Labinot Gashi, më mirë i njohur si GASHI.

 

Mosha: 31 vjeç

 

Vendi i lindjes: I lindur në Tripoli, Libi, Gashi dhe familja e tij jetuan në 24 shtete para se të vendoseshin në Bruklin kur ai ishte 11 vjeç.

 

Tani jeton në: Ai kohën e tij e kalon në një “penthouse” të madh në Beverlli Hills të Kalifornisë ose shtëpinë e tij të re në zonën Kensington të Bruklinit të cilën ai e bleu për prindërit e tij në vitin 2017.

 

Arritja e famës: Gashi është një reper dhe këngëtar në ngritje, i cili ka bashkëpunuar me DJ Snake, French Montana dhe me emra të tjerë madhështorë të kësaj industrie. Stili i tij i larmishëm (ai nganjëherë mban një shall me dezen në kokë) dhe tekstet për vetëdijesim (kënga e tij “YouTube Comments” e trajtojnë ngacmimin në internet) burojnë nga edukimi i tij me shumë përvojë. “Është shumë e rrallë që një fëmijë si unë – një refugjat – të thotë gjëra të tilla, si: ‘Unë jetoj në Los Anxhelos’, ‘I kam çuar prindërit e mi në një shtëpi më të madhe’, ‘Babait ia kam blerë një veturë’”, tha ai. “Nuk duket e vërtetë. Kam frikë se nëse i mbyll sytë, do ta

humbas këtë moment.”

 

Rasti i artë: Si djalë i ri në Mynih, Gashi fitonte para për familjen e tij duke performuar në rrugë lëvizjet e Michael Jackson. Që nga ajo kohë ai nuk ka pushuar së kërcyeri. Në vitin 2016, një video e tij duke kërcyer me singlin e tij të parë “Disrespectful”, filmuar nga nëna e tij, shpërtheu në internet, duke nxitur miliona transmetime në “SoundCloud” dhe një kontratë me “Roc Nation”. Menjëherë pas kësaj, gjatë një takimi me kompaninë incizuese “RCA Records”, ai e mahniti një sallë konferencash plot me drejtorë ekzekutivë me një performancë energjike të aty-për-atyshme. Ata nënshkruan kontratë me të aty për aty. “Gjatë gjithë jetës sime, kur dëgjoj muzikë nuk mund të qëndroj kurrë në një vend”, tha ai.

 

Projekti më i ri: Personazhi i tij publik sfidon brendet më të mira. Në muajin janar, ai incizoi versionin e ri të “Hurt” nga “Nine Inch Nails” në studion incizuese të “Spotify” në Nju Jork. Muajin tjetër, ai debutoi në televizion në “Tonight Show with Jimmy Fallon”, ku e interpretoi këngën e tij “My year” me G-Eazy dhe me një stuhi me xixa. “Gjëja që më tronditi ishte sa e vogël ishte studioja,” tha Gashi. “Në televizor gjithçka duket shumë e madhe, por në të vërtetë është si një amfiteatër i vogël i shkollës fillore.” Maska e tij: Para kontratës së tij me produksionin muzikor, Gashi e mbante veten duke ndihmuar babanë e tij, i cili punonte si mirëmbajtës në ndërtesën ku familja e tij jetonte në Bruklin. “Njerëzit më ngacmonin dhe thoshin ‘Si mund të jetë ai një reper nëse është një hedhës plehrash?’. “Kështu që, nëna ime më tha: ‘Pse nuk e mban një ski-maskë që mos të të shohin?’” Tani ai rrallëherë shihet pa një ski-maskë me ngjyrë neoni portokalli e mbështjellë si kapelë e ngushtë për kokë. “Unë e mbaj ski-maskën time para një shfaqjeje për të hyrë në “tripin” tim,” tha ai. Gashi krijon tekste personale, introspektive mbi muzikën nga melodia e sintesajzerit dhe ritmet e paqarta e të dallueshme. Në fillim të karrierës së tij, ai kaloi rrjedhshëm nga repi i ashpër në këndimin sentimental me dëshirë të zjarrtë, para se të përvetësonte një tingull të zymtë të muzikës pop në kombinim me R&B në publikime të tilla si albumi i plotë i vitit 2020 – “1984”.

 

Pas muzikës së kombinuar nga këngëtarë të ndryshëm në vitin 2011 me titullin “Last of a Rare Breed”, ai në vitin 2012 formoi grupin “Moxy”, si dhe publikoi singlin “Rocket”. Më pas pasuan “I’ll Be Right with You (2013)” dhe “4Play” (2014), këngë të kombinuara. Mini-albumi i Gashit “Stairs” u shfaq në kompaninë “Order Label” në vitin 2016. Ai gjithashtu bëri dy paraqitje në albumin “Encore” të DJ Snake, duke përfshirë “Oh Me Oh My”, ku gjithashtu u paraqitën Migos dhe Travis Scott. Singli “Disrespectful” i Gashit në vitin 2017 rezultoi të jetë hiti i tij më i madh deri më tani, duke grumbulluar miliona transmetime.

 

Vitin pasues, në mes të singlave të tij përfshihej edhe “Creep on Me”, ku u paraqitën French Montana dhe DJ Snake. Përgjatë vitit 2019 ai publikoi disa singla, përfshirë “My Year” me G-Eazy, “Roses” dhe “Safety”, ku përsëri u paraqit DJ Snake. Albumi debutues i Gashit, i titulluar sipas emrit të tij, arriti në shtator në “RCA Records”. Pasi u paraqit në “Sicko” të Felix Jaehn në fillim të vitit 2020, ai publikoi singlin – “Cabin Fever”. Para se të publikonte albumin “1984”, vijuan më shumë singla, të cilat përfshinë performancat e shkurtra nga Sting, G-Eazy dhe Devault. Albumi i fundit i incizuar në studio me një përmbledhje të këngëve më të mira është “Elevators”.

PDF Magazine

Tetor

(ALB_ENG)210

READ MORE

NEW MAGAZINE