GJASHTË APLIKACIONE PËR MËSIM

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, mësimi u zhvillua kryesisht online. Por, edhe para se shkollat të kalonin në mësimin online, u zhvilluan disa aplikacione për mësim online. Lexoni më poshtë për gjashtë aplikacionet për mësim. Besojmë se do t’i gjeni ato që ju nevojiten për t’i përmirësuar njohuritë tuaja. Ju kujtojmë se kjo është vetëm një pjesë e aplikacioneve që janë në dispozicion. Në shkrimet tona të mëparshme kemi shkruar edhe për aplikacione të tjera.

 

LinkedIn Learning

LinkedIn Learning është një nga aplikacionet e reja për mësim. Ai është një aplikacion mësimi me kurse dhe tutoriale për përdorim profesional. Aty mund t’i shihni edhe të gjitha kurset e ‘Lynda’. Ndërfaqja e përdoruesit është e përsosur dhe e thjeshtë. Në të mund të gjeni një mori të kurseve për punë zyre, aftësi krijuese dhe gjëra tjera të ngjashme. Aplikacioni vjen edhe me përkrahjen e Chromecast, përkrahje offline, listat për luajtje dhe më shumë. Është vërtetë një aplikacion i pranueshëm për mësim. Ia rekomandojmë vetëm atyre që duan të mësojnë aftësi për punë.

 

Udemy

Udemy është një nga aplikacionet më të njohura të stilit të kursit. Si shumë të tjera, ai fokusohet në mësimin e bazuar në aftësi. Ka kurse për gjërat e tilla si aplikacionet e Adobe, aplikacionet e Microsoft, dhe madje mund të mësoni gjëra të tilla si të folurit publik, gatimi dhe të tjera. Ka një larmi të kurseve falas por mund të paguani për kurset më të thelluara. Kurset zakonisht sillen rreth video-ligjëratave me shembuj në video. Kështu, aplikacioni ju mundëson t’i shikoni sipas dëshirës suaj.

 

WolframAlpha

WolframAlpha është një aplikacion serioz për shkencëtarë/nxënës/studentë serioz. Aplikacioni e ka një kalkulator së bashku me një thesar të informatave në lidhje me shumë tema. Disa prej tyre përfshijnë lloje të ndryshme të matematikës, statistikës, analizës së të dhënave, fizikës, kimisë, inxhinierisë, astronomisë, njësive të matjes, motit, gjeografisë dhe shumë më tepër. Ju në thelb kërkoni gjëra dhe ai ju tregon se si është ose si ta bëni vetë. Wolfram Group ka një mori mjetesh arsimore shtesë, duke përfshirë kurse për lloje të ndryshme të matematikës, udhëzues referimi për gjëra të tilla si vargjet dhe thyesat, etj. Kurset kushtojnë shtesë dhe janë aplikacione të ndara nga Wolfram Alpha.

 

NASA App

Aplikacioni zyrtar i NASA-së (Android, iOS) ju përditëson me lajmet më të fundit nga hapësira, me tekste dhe foto nga agjencia hapësinore e Amerikës. Përdoruesit mund të lexojnë në lidhje me misionet e fundit të NASA-së, të shikojnë video, minidokumentarë në NASA TV, ta shohin orarin e misioneve më të fundit dhe numërimin mbrapsht, dhe fotografi të ndryshme fantastike siç është koleksioni “Toka si art”. Përdoruesit mund të ruajnë video dhe foto te favoritet për t’i parë më vonë ose edhe në pajisjen e tyre dhe t’i përdorin ato si ‘Wallpapers’.

 

Piazza

Piazza është aplikacion me pyetje dhe përgjigje që u mundëson përdoruesve të bëjnë pyetje rreth kurseve dhe t’i përgjigjen njëri-tjetrit. Përdoruesit kanë qasje në redaktuesit e tekstit për të inkurajuar komente të lidhura dhe shkëmbimin e dosjeve për të postuar resurse. Profesorët mund të përgjigjen me njoftime në kohë reale, të krijojnë sondazhe në klasë dhe ta ndjekin pjesëmarrjen e studentëve për ta përcjellë zhvillimin brenda klasës.

 

Pyetjet mund të shtrohen nga studentët dhe nga instruktorët dhe përgjigjet janë të redaktueshme nga studentët dhe instruktorët. Studentët bashkëpunojnë lidhur me përgjigjet në një mjedis të ngjashëm me ‘Wiki’ për ta krijuar një përgjigje të vetme për çdo pyetje. Me kalimin e kohës, studentët mund ta zgjerojnë përgjigjen derisa të arrihet një përgjigje e vetme me cilësi të lartë. Përgjigjet mund të gjenerojnë pyetje dhe përgjigje shtesë, duke shtuar qartësi dhe thellësi në pyetjen/përgjigjen fillestare.

 

DragonBox Algebra

Më të rinjtë gjithmonë interesohen për lojëra që u mësojnë atyre diçka, pa e kuptuar se po mësojnë. DragonBox Algebra ka marrë çmime të shumta. Është dizajnuar nga një profesor i matematikës. Ai është menduar për studentët më të vjetër, sepse përmes lojës i mëson mbledhjen, zbriten, shumëzimin dhe pjesëtimin, por edhe zgjidhjen e ekuacioneve. Ekzistojnë dy versione, një për klasat e ulta, dhe tjetri për klasat e larta të shkollës fillore.

PDF Magazine

Tetor

(ALB_ENG)210

READ MORE

NEW MAGAZINE