GJËRA QË MUND TË BËNI KUR JENI TË MËRZITUR

 

Duke qenë se gjatë kësaj kohe të pandemisë një pjesë të mirë të ditëve tona i kalojmë në shtëpi, nuk është befasuese që shpesh të përjetojmë ndjenjën e monotonisë. Në raste të tilla ia vlejnë që t’ia rikujtojmë vetes se përkundër përshtypjes së përgjithshme ne mund të bëjmë shumë gjëra që na mbushin me energji pozitive dhe na e zbukurojnë ditën. Në vijim mund t’i gjeni disa propozime të thjeshta se çka mund të bëni kundër monotonisë.

 

Një shëtitje buzë lumit

Ftojeni ndonjë shoqe apo shok tuajin dhe gjithmonë duke i respektuar masat kundër COVID-19, dilni për një shtëpi buzë lumit (apo në natyrë nëse nuk ka lum në qytetin tuaj). Një shteti e tillë do t’ju jep energji pozitive. Po ashtu mund të tentoni të organizoni edhe ndonjë piknik me ç’ rast do të mund t’i bëni edhe disa fotografi të bukura për t’i postuar në Instagram.

 

Lexoni ndonjë libër

Ndonëse në shikim të parë mund të tingëllojë shumë e mërzitshme, nëse nuk jeni shumë të dhen pas leximit ju sugjerojmë që ta provoni dhe të mos dorëzoheni. Gjithsesi, mos harroni edhe të ndërroni zhanrin e veprave që i lexoni deri sa të gjeni për të lexuar diçka që ju pëlqen shumë.

 

Gjeni ndonjë hobi të ri

Kur mbizotëron monotonia është koha që të provoni dhe të filloni të mësoni diçka të re. Vizatimi me rërë, me ngjyra të ujit ose ndonjë teknikë tjetër e pikturimit janë vetëm disa prej opsioneve të mundshme. Mos e mendoni se si do të jetë rezultati përfundimtar, por vetëm provoni ta shprehni botën tuaj.

 

Dilni me biçikletë

Gjatë muajit prill natyra fillon të zgjohet. Prandaj, mos hezitoni të dilni me biçikletën tuaj dhe t’i shijoni bukuritë natyrore. Krahas kësaj, vozitja e biçikletës është një mënyrë fantastike për të stërvitur dhe rrjedhimisht edhe për të ulur nivelin e stresit.

 

Mbilleni një bimë

Mbase kjo ju duket si diçka tepër e thjeshtë, por është tërësisht e kundërta. Së pari ju do t’i dhuroni natyrës edhe një jetë. Njëkohësisht ju do ta zhvilloni edhe ndjenjën tuaj të përgjegjësisë, sepse çdo ditë do ta keni obligimin që të kujdeseni për diçka.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE