GJËRA TË ÇUDITSHME QË NDIKOJNË NË SHQISËN TONË TË SHIJES

 

Ngjyra e ambalazhit, materiali i aksesorëve të ngrënies, madje edhe muzika që e dëgjojmë gjatë ngrënies, janë vetëm disa prej shumë faktorëve që me sa duket ndikojnë edhe në vet shijen e ushqimit.

 

Lloji i aksesorëve

Një studim e ka vërtetuar që djathi i njëjtë iu është dukur të anketuarve më i njelmët kur e kanë provuar nga thika se sa kur e kanë provuar nga piruni.

 

Ngjyra e ambalazhit

Qysh gjatë viteve të tridhjeta të shekullit të kaluar, eksperti i marketingut Louis Cheskin (Luis Çeskin), eksperimentoi me ngjyrat dhe ushqimet. Ngjyrat të cilat i përdori ai ishin e gjelbra dhe e verdha. Kështu, kur ushqimeve iu shtuan 15% më shumë nuanca të verdha, konsumatorët thanë se produkti kishte shije të shtuar të limonit, ndonëse produktit nuk i ishte shtuar aspak shije limoni. E njëjta gjë ndodhi edhe me pijen e famshme të Coca-Cola. Kur filluan të shiteshin kanoçet e bardha, konsumatorët thanë se pija kishte shije tjetër, ndonëse receta nuk kishte ndryshuar.

 

Muzika

Nëse dëgjojmë muzikë me tone shumë të larta, shija e ëmbël përforcohet për dhjetë për qind.

 

Ngjyra e vet artikujve ushqimor

Sipas studimeve, ngjyrat artificiale në ushqime i ndjen edhe truri ynë. Për këtë arsye, ushqimi, përkundër përforcuesve të shijes, nuk është as përafërsisht po aq i shijshëm sa ushqimi organik.

 

Gjuha e menysë

Të lexuarit e përshkrimit të ushqimeve mund të na nxis që të hamë më shumë. Sipas një studimi, futja e emërtimeve të huaja në vet emrat e ushqimeve e rrit shitjen deri në njëzetetetë për qind më shumë.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE