GJITHMONË KAM DASHUR TË NDIHMOJ NJERËZIT

 

Gjatë përgatitjes së edicionit të muajit shtator të revistës sonë ekipi ynë e pati kënaqësinë që të vizitonte Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri. Ne biseduam me disa prej kadetëve të Gjeneratës së 56-të, të cilët ishin duke u trajnuar në këtë Akademi. Tema e bisedës sonë ishin vlerat themelore të Policisë së Kosovës (PK-së) për të cilat ata janë duke mësuar.

 

Profesionalizmi, baza e punës së PK-së

Sipas zyrtares policore Beqiraj një ndër vlerat themelore kryesore për çdo pjesëtar të Policisë së Kosovës është profesionalizmi. Në lidhje me këtë ajo shtoi: “Gjatë zbatimit të detyrave tona si zyrtar policor ne i hasim të gjitha llojet e situatave dhe njerëzve të profileve të ndryshme. Në të gjitha këto situata, profesionalizmi ynë ndihmon që t’i sigurojmë njerëzit të cilët, ne mundohemi që t’i ndihmojmë. Në përpjekjet tona për të arritur standardet më të larta profesionale, ne udhëhiqemi nga Kodi i Etikës i Policisë së Kosovës.”

 

Ardhmëri dhe perspektivë

Kolegu i saj Virijeviq shtoi se ai është bërë polic sepse gjithmonë ka dashur që t’i ndihmojë të tjerët. Sipas tij, puna e një polici e përfaqëson idenë që policia dhe populli duhet të punojnë së bashku, gjegjësisht që së bashku duhet t’i zgjidhin problemet që kanë të bëjnë me kriminalitetin, frikën nga kriminelët, shqetësimet e ndryshme shoqërore, si dhe sfidat e tjera të sigurisë. Bojan e ka bashkuar dëshirën e tij për t’i ndihmuar të tjerët me studimet për drejtësi, sepse ai beson që “drejtësia e përshkon punën e policisë”. Ai më tej theksoi: “Policia e Kosovës sot ka shumë zyrtarë të rinj policor. Me këtë gjeneratë të të rinjve, këtë institucion e pret një e ardhme dhe perspektivë e ndritur. Kurse populli e ka dikë ku mund të mbështetet. Pikësëpari, ne jemi të përkushtuar në punën tonë, dhe ne jemi profesional dhe të paanshëm,” shtoi ai.

 

Diversteti një ndër pikat më të forta të shoqërisë sonë

Në fund Beqiraj dhe Virijeviq i porositën të gjithë të rinjtë se shoqëria e Kosovës është shumë e larmishme, dhe kjo është një ndër pikat e saj më të forta. Sipas tyre struktura e Policisë së Kosovës e reflekton këtë diversitet dhe ata si zyrtar policor janë të vendosur që të shërbejnë si shembulli më i mirë që kur punojmë së bashku ne jemi më të fortë.

 

KODI I ETIKËS I PK-së DHE PROFESIONALIZMI

Kodi i Etikës të Policisë së Kosovës përfaqëson standarde morale dhe etike të Policisë së Kosovës, shpreh vullnetin dhe dëshirën e zyrtarit policor për veprim ligjor, profesional, të drejtë, kompetent, korrekt dhe njerëzor. Sipas këtij Kodi, profesionalizmi nënkupton që zyrtari policor nuk duhet të jetë nën ndikim të ndonjë partie politike dhe performanca profesionale e zyrtarit policor nuk mund të varet nga bindjet e tij politike dhe as nga pikëpamjet e tij.

 

PAANSHMËRIA

Zyrtarët e Policisë së Kosovës iu kushtojnë vëmendje problemeve që i përjetojnë individët ose komuniteti, pa e marrë parasysh moshën, gjininë, kombësinë, racën ose ndonjë tipar tjetër dallues i tyre.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE