GRAND HOTEL CHATEAU FRONTENAC, KANADA

 

I ndërtuar nga fundi i shekullit të 19-të, hoteli luksoz Grand Hotel Chateau Frontenac, i cili ngjan me një pallat mesjetar francez, sot e kësaj dite mbetet një prej hoteleve historike më të njohura në botë.

 

Chateau Frontenac jo vetëm që është xhevahiri i qytetit Kuebek (Quebec) në Kanda, por ai është futur edhe në Librin e Rekordeve të Guiness si hoteli më i fotografuar në botë.

 

Ky hotel luksoz u ndërtua me porosi të hekurudhës kanadeze Pacific, dhe një pjesë e tij u hap në vitin 1893. Mirëpo, ndërtimi i hotelit përfundoi vetëm në vitin 1924, kur edhe u përfundua ndërtimi i kullës së mesme, e cila sot është një simbol i rëndësishëm i vet qytetit.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE