GURI I ÇUDITSHËM NË SHKRETËTIRËN AL NAFUD NË ARABINË SAUDITE

 

Ky është padyshim guri më i çuditshëm që do ta hasni ndonjëherë. Ai gjendet në shkretëtirën Al Nafud në Arabinë Saudite, dhe siç mund të shihet, ky gur duket sikur është prerë përgjysmë.

 

Çudia më e madhe në lidhje me të është fakti që prerja në mes këtyre dy copave është jashtëzakonisht e rrafshët. Madje, sikur kjo të mos mjaftonte, duket sikur të dy gjysmat e këtij guri masiv e kundërshtojnë gravitetin. Sepse, duket sikur ato kanë qëndruar vertikalisht për një kohë tashmë tejet të gjatë.

 

Pikë së pari, askush nuk e di se çka ka mundur që ta shkaktojë prerjen, dhe teksa numri i teorive në lidhje me këtë sa vjen e shtohet, duket sikur aq më pak dihet për këtë strukturë. Fillimisht, ishin të shumtë ata që besonin se ky ishte rezultati i rastësishëm i korrozionit të gurit, që është procesi i erozionit kimik i nisur nga depërtimi i ujit nëpër të çarat e gurit, të cilit i duhet shumë kohë që të ndodh deri sa në fund shkëmbi ndahet në dysh. Mirëpo, duke qenë se vetë prerja është vertikale, po të kishim të bënim me rastin e korrozionit, guri do të rrëzohej, gjë që këtu nuk ka ndodhur.

 

Petroglifet në anët e gurit, po ashtu, sugjerojnë që ky gur daton qysh nga shekujt e parë para erës sonë. Askush nuk e di me siguri çka ka mundur që ta shkaktojë këtë pamje. Mirëpo, ajo që dihet me siguri është që ia vlen vërtetë që të vizitohet ky zbulim i çuditshëm.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE