GYROS E FESTON NJËQIND VJETORIN!

 

Ushqimi i preferuar i turistëve që e vizitojnë Greqinë është gyros. Emri i këtij ushqimi në greqisht do të thotë rrotullim i plotë. Ndërsa folja “girizo” do të thotë rrotullim. Gyros përbëhet nga copat e mishit të pjesëve të ndryshme të trupit të kafshëve, ndonëse, njohësit e mirë thonë se gyros më i shijshëm përgatitet me copat e mishit të qafës së derrit. Dikur gyros përgatitej edhe me mish të bluar, por tani është i ndaluar për shkaqe shëndetësore. Gyros i përgatitur me mish viçi quhet doner.

 

Gyros është një ushqim që iu përshtatet konsumatorëve, ose thënë më saktësisht në varësi se ku shitet recetat përshtaten me nevojat e popullsisë vendore. Gjithsesi, një gjë është e njëjtë: mishi paloset në një hell hekuri i cili rrotullohet përpara zjarrit dhe kështu mishi piqet. Pasi të jetë pjekur mirë, ai pritet dhe vendoset në peta që njihen si torilla ose bukë pita. Janë tri lloje të këtyre petëve: e zakonshme, qipriotë dhe arabe. E zakonshmja është më e popullarizuara me një diametër prej 20 centimetra dhe rreth 3 cm e trashë. Peta qipriote është më e madhe dhe më e rreshkur se e zakonshmja. Kurse, arabja është më e shtypura dhe më e madhja.

 

Ndonëse duket si ushqimi shawarma i lindjes së mesme, gyros në fakt ka lindur nga doner kebabi turk. Ky i fundit u përgatit për herë të parë në Bursë në shekullin e XIX. Në Greqi këtë specialitet e solle refugjatët nga qytetet turke të Smirnës dhe Kostandinopojës, diku rreth vitit 1922. Kurse u popullarizua pas Luftës së Dytë Botërore, kohë kur tashmë ai ishte ndryshuar dhe përshtatur me rrethanat e Greqisë.

 

Më pas emigrantët grek nëpër botë filluan të hapnin dyqane të vogla ku përgatiteshin gyros anekënd botës. Sot ky ushqim është popullarizuar aq shumë sa që atë e ofrojnë edhe kompanitë e mëdha si McDonalds, Goodies, Everset, etj.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE