ZBULOHEN GJURMËT E DINOZAURËVE TË FUNDIT NË BRITANINË E MADHE

 

Shkencëtarët i kanë zbuluar gjurmët e dinozaurit të fundit që ka ecur nëpër Britaninë e Madhe para 110 milionë vjetëve, në afërsi të shkëmbinjve të bardhë të Doverit. Gjurmët janë zbuluar në shkëmbinjtë në afërsi të bregdetit të Folkeston-it dhe Kent-it falë erërave të stuhive që frynë dhe i nxorën në sipërfaqe fosilet në këtë zonë.

 

Besohet që këto gjurmë iu takojnë disa llojeve të dinozaurëve – duke i përfshirë këtu ankilozaurët, që ishin dinozaurë me koracë me madhësi kolosale, teropodët, dinozaurët trekëmbësh të cilët e konsumonin mishin sikurse tiranozaur reksi, dhe ornitopodët që janë dinozaurët me kocka të legenit të ngjashme me ato të zogjve, të cilët konzumonin bimë.

 

Gjurmët i gjeti Philip Hadland, koleksionues dhe kurator në muzeun dhe galerinë e artit Hastings.

 

Gjurma më e madhe e gjetur – me gjërsi 80 centimetra dhe gjatësi 65 centimetra – i takon dinozaurit të ngjashëm me iguanodonin. Këta të fundit po ashtu konsumonin bimë, rriteshin deri në 10 metra të lartë dhe ecnin me dy apo të katër këmbët.

 

Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën shkencore “Proceedings of the Geologists’ Association”, kurse disa prej gjurmëve të zbuluara aktualisht janë të ekspozuara në muzeun e Folkeston.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE