HAPET KONKURSI LETRAR: SI MUND TË SHFRYTËZOHEN FONDET E BE-SË NË TË MIRË TË KOMUNITETIT KU JETONI?

 

Ditë më parë përmes një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook organizata Instituti Demokratik i Kosovës e publikoi një thirrje për aplikim në konkursin letrar me temën: Si mund të shfrytëzohen fondet e BE-së në të mirë të komunitetit ku jetoni?

 

Në postimin në fjalë u bëhet thirrje të rinjve të moshës 18 deri 26 vjeçare nga të gjitha qytetet e Kosovës që të bëhen pjesë e këtij konkursi. “Përmes këtij konkursi, dëshirojmë të ofrojmë një platformë për të rinjtë që të ndajnë me ne idetë e tyre kreative se si fondet e BE-së të vihen më mirë në funksion të komunitetit që i përkasin,” theksojnë organizatorët në mes të tjerash.

 

Nëse keni mëdyshje për të marrë pjesë në këtë ese atëherë mbase fakti që tri esetë më të mira do të shpërblehen me çmime monetare, gjegjësisht vendi i parë – 300 EUR, vendi i dytë – 200 EUR dhe vendi i tretë – 100 EUR, do t’ju bind që të bëheni pjesë e këtij konkursi sfidues dhe unik.

 

Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në këtë konkurs duhet të dorëzojnë një ese me më së shumti 750 fjalë të shkruar në gjuhën shqipe ose serbe. Eseja duhet të jetë e ndarë në tri etapa: hyrje, shtjellim dhe përfundim dhe të jetë e ruajtur në formatin Word ose PDF. E njëjta duhet të dërgohet në e-mailin  info@kdi-kosova.org, si dhe në të duhet të jenë të përfshira edhe emri, komuna dhe numri i telefonit të autorit të esesë.

 

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Promovimi i vlerave të përbashkëta Evropiane” të mbështetur nga Programi i Komisionit Evropian ‘Evropa për Qytetarët’ dhe implementohet së bashku me tri organizata partnere, degë të Transparency International nga Hungaria, Maqedonia dhe organizata Forumi i Ekspertëve nga Rumania.

 

Konkursi do të jetë i hapur deri më 09 prill 2021 dhe për më shumë informata mund të klikoni këtu.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE