HAPET THIRRJA PËR SHPËRBLIME PËR ARRITJE NDËRKULTURORE (IAA) 2024

Është hapur thirrja për arritje ndërkulturore (IAA – Intercultural Achievement Award) 2024. Ky projekt i Ministrisë për Punë Evropiane dhe Ndërkombëtare së Austrisë i shpërblen nismat e suksesshme në sferën e dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar në Austri dhe në mbarë botën. Thirrja është e hapur për të gjitha organizatat dhe individët të cilët ndikojnë pozitivisht në bashkëjetesën ndërkulturore dhe ndërfetare.

 

Cilat projekte janë të dëshirueshme?

IAA i mbështet posaçërisht projektet nga fusha e artit/kulturës, rinisë, të drejtave të njeriut, arsimit, integrimit dhe barazisë gjinore. Projektet mund të jenë në realizim e sipër apo tashmë të përfunduar.

 

Kush mund të aplikojë?

Mund të paraqiten organizatat jo fitimprurëse (duke i përfshirë organizatat jo qeveritare, shoqatat, fondacionet, institucionet humanitare arsimore, apo organizatat fetare), si dhe organizatat komerciale. Ftohen që të aplikojnë edhe individët nga shoqëria civile. Aplikimet e institucioneve shtetërore, shkencore, hulumtuese, dhe ndërkombëtare nuk pranohen.

 

Çfarë shpërblimesh ndahen?

  • Kategoria e qëndrueshmërisë (10,000 Euro): “Projekti më i mirë në temën e mjedisit jetësor dhe dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar.”
  • Kategoria Ngjarjet e kohëve të fundit (6,000 Euro): “Aplikimi më i mirë i teknologjisë në kontekstin e projektit ndërkulturor dhe ndërfetar.”
  • Kategoria Inovacioni (6,000 Euro): “Projekti ndërkulturor dhe ndërfetar më inovativ.”
  • Kategoria Mediat (6,000 Euro): “Kontributi më i mirë mediatik mirëkuptimit ndërkulturor dhe ndërfetar.”

 

Si të aplikohet?

Informatat e detajuara dhe formularët për aplikim mund t’i gjeni në www.intercultural-achievement.com.

Afati për aplikim përfundon më 17 mars 2024.