HAPET THIRRJA: SHKOLLA E MENDIMIT KRITIK

 

Në vazhdën e aktiviteteve të veta të dedikuara për të rinjtë e Kosovës, organizata truAktiv e ka shpallur, në ueb faqen e saj, thirrjen për “Shkollën e Mendimit Kritik”. Në njoftimin e publikuar në lidhje me këtë aktivitet, organizatorët theksojnë se këtë vit “Shkolla e Mendimit Kritik” truAktiv do të udhëtojë në 7 qytete të Kosovës.

 

Ky është viti i pestë me radhë, që të rinjtë e moshave 17 deri në 23 vjeçare e kanë mundësinë që të bëhen pjesë e diskutimeve dhe punëtorive katër ditore me qëllim të nxitjes dhe inkurajimit të mendimit kritik rreth politikës, filozofisë, shoqërisë, të drejtave të njeriut, kulturës, ambientit dhe aktivizmit në komunitet, thuhet në këtë njoftim.

 

Më tej organizatorët theksojnë: “Ne në truAktiv besojmë se edukimi alternativ dhe mendimi kritik janë vlera të fuqishme të një shoqërie progresive dhe të shëndoshë. Gjithashtu, besojmë se edukimi është proces që zhvillohet përmes ndërveprimit, dialogut dhe argumentimit. Prandaj, truAktiv shërben si arenë ku pjesëmarrësit dhe ligjëruesit ushtrojnë së bashku mendimin kritik.”

 

Kur fillon Shkolla e Mendimit Kritik?

Programi do të zbarkoj në 7 rajone të Kosovës nga marsi deri në maj. Çdo herë aktivitetet në ditën e parë do të fillojnë në orën 16:00 dhe do të zgjasin deri në orën 18:00. Ndërsa, në tri ditët e tjera aktivitetet do të fillojnë prej orës 13:00 dhe do të zgjasin deri në orën 17:30. Ndarja sipas rajoneve për këtë aktivitet janë: Prishtina dy herë, Mitrovica, Peja, Gjakova, Prizreni, Gjilani, dhe Ferizaj.

 

Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në edicionin e sivjetmë të Shkollës së të Menduarit Kritik, do t’i gjejnë informatat e detajuara për mënyrën se si të aplikojnë për secilin rajon veç e veç këtu.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE