HAPET THIRRJE PËR BLOGJET MË TË MIRA: TË RINJTË KUNDËR COVID-19

 

United Youth Task Force e ka hapur thirrjen për blogjet më të mira në temën “Të Rinjtë Kundër COVID-19”. Tri blogjet më të mira do të shpërblehen, kurse thirrja do të jetë e hapur deri më 25 mars 2021.

 

Siç theksojnë organizatorët, në kuadër të kësaj thirrjeje do të pranohen blogjet dhe të rinjtë të cilët merren me çështjet që ndikojnë tek të rinjtë e komuniteteve të ndryshme, sfidat e posaçme të të rinjve në lidhje me COVID-19 dhe/ose  historitë e të rinjve krijues të ndryshimeve në Kosovë, të cilët janë të përfshirë në zgjidhjen e çështjeve kritike të komuniteteve.

 

Blogjet duhet të dërgohen në njërin prej gjuhëve në vijim: shqip, serbisht ose anglisht, dhe ato duhet të jenë të fokusuara në njërën prej temave në vijim:

 

  • Pjesëmarrja e të rinjve në nivelin lokal ose qendror dhe bashkëpunimi i ndërsjellë i të rinjve të komuniteteve të ndryshme;
  • Përshtatja me nevojat e tregut të punës gjatë pandemisë;
  • Shfrytëzimi i teknologjisë në luftën kundër pandemisë;
  • Sfidat ekologjike dhe ndikimi i COVID-19 në mjedis;
  • Shëndeti mendor gjatë pandemisë së COVID-19; dhe
  • Ndikimi i COVID-19 në dhunën familjare dhe atë gjinore.

 

Bashkë me blogun duhet të dërgohet edhe një fotografi në adresën e postës elektronike: un.ytf2250@gmail.com.

 

Kjo thirrje është hapur në partneritet me Programin e KB-ra për të Rinjtë, Paqen dhe Sigurinë, i cili udhëhiqet nga Misioni i KB-ra në Kosovë.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE