Këngëtar, kompozitor, aktor. Shumë interpretues të njohur mund ta përshkruajnë veten me këtë përshkrim. Por nëse këtij përshkrimi i shtoni fjalët “sheqer”, “shalqi” dhe “ One Direction”, mund të zgjidhni edhe enigmën. Për ata për të cilët enigmat nuk janë një pikë e fortë, zgjidhja është – Harry Edward Styles. Karriera e tij muzikore filloi në vitin 2010 në një shfaqje britanike të talenteve muzikore X Factor. Megjithëse interpretoi i vetëm, pasi u eleminua nga konkursi, ai u kthye për t’u bashkuar me grupin “One Direction”, i cili u bë “boy band” më i shitur i të gjitha kohërave. Pasi grupi u shpërbë, Styles lëshoi dy albumet e tij. Albumi i tij i dytë, Fine Line (2019), debutoi në krye të American Billboard 200 dhe ishte debutimi më i shitur i një artisti mashkull britanik në Shtetet e Bashkuara. Hiti i tij i vetëm dhe i vërtetë veror “Watermelon Sugar” ishte në krye të listës së “US Billboard Hot 100”. Styles u nominua për tri Brit Awards shpëblime, duke fituar një. Muzika nuk është industria e vetme në të cilën ai e tregoi krijimtarinë e tij, sepse ai gjithashtu u sprovua edhe në film.
Momenti i kthesës në karrierë
Momenti i kthesës së Styles në karrierën e tij muzikore ndodhi në vitin 2010, kur në shfaqjen britanike të talenteve muzikore X Factor përfundoi në vendin e tretë si pjesë e grupit “One Direction”. Në janar të vitit 2011, grupi nënshkroi një kontratë me një kompani muzikore me vlerë 2 milionë funta. Gjatë karrierës së tij, One Direction ka shitur 7.6 milionë albume dhe 26 milionë single në SH.B.A. dhe ka fituar, ndër të tjera, shtatë BRIT Awards, shtatë American Music Awards, gjashtë Billboard Music Awards dhe katër MTV Video Music Awards.
Ndryshimi i drejtimit
One Direction ishte gjithashtu grupi i vetëm në historinë 58-të vjeçare të listës së albumeve Billboard 200, katër albumet e para të të cilit debutuan në vendin e parë. Por në gusht 2015, grupi konfirmoi thashethemet për një ndarje pas përfundimit të albumit të tyre të pestë Made in the A.M. Vitin pasues, Styes hapi shtëpinë e tij të inçizimeve, Erskine Records dhe nënshkroi një kontratë me Columbia Records si një artist solo. Ai e nxori albumin e tij të parë në maj 2017, i cili debutoi si i pari në disa vende. Kënga kryesore nga albumi i tij i dytë (Fine Line), “Lights Up”, u lansua në tetor 2019 dhe menjëherë u gjet në vendin e tretë në Mbretërinë e Bashkuar (MB). Fine Line u publikua në të njëjtin muaj, duke u renditur e treta në top listat kryesore në MB dhe Amerikë, duke thyer rekordin e vitit 1991 si albumi më i shitur nga një këngëtar mashkull britanik në Amerikë. Sidoqoftë, pothuajse të gjitha këngët nga ky album patën një sukses të jashtëzakonshëm në top lista.
Aktrimi
Harry Styles provoi së pari aktrimin në filmin Dunkirk të Christopher Nolan, duke luajtur së bashku me aktorë të shquar. Ai mori vlerësime nga vetë regjisori, por edhe nga kritikët. Gjithashtu, është njoftuar se ai do të interpretojë në trillerin psikologjik “ Don’t Worry Darling, të Olivia Wilde. Ai do të zëvendësojë Shia LaBeouf, i cili u largua nga filmi. Styles është gjithashtu producent ekskluziv i serialit “Happy Together” i vitit 2018. Për ndryshe, seriali ishte frymëzuar nga koha kur ky këngëtar i famshëm jetonte me producentin televiziv Ben Winston. Styles jetoi në nënkulmin e shtëpisë së Winston për 20 muaj.
Humanist dhe i ndjeshëm
Sidoqoftë, Styles është i njohur në publik dhe midis kolegëve të tij si një humanist dhe mbështetës i të drejtave të të rrezikuarve. Ai u bë ambasador i organizatës Trekstock, mblodhi para për qëllime humanitare, mbështeti financiarisht ndërtimin e puseve të ujit në Indi dhe dhuroi flokët e tij në një bamirësi britanike që furnizon dhe financon paruke të flokëve të vërtetë për fëmijët që i kanë humbur flokët si rezultat i sëmundjes. Ai bëri muzikë për të mbledhur donacione për bamirësi, ishte pjesë e një fushate për të rritur ndërgjegjësimin rreth kancerit të gjirit, promovoi konservimin e ujit duke ricikluar dhe zvogëluar përdorimin e shisheve plastike… Në dhjetor të vitit të kaluar, në përgjigje të një pyetje rreth mos përdorimit të ndikimit të tij për të mbështetur çështje të caktuara, Styles kishte thënë që nuk e bënë atë, sepse do të preferonte që kur të thoshte diçka njerëzit ta marrin seriozisht për atë që thoshte: “Të jem i sinqertë, unë jam ende duke kërkuar për diçka. Diçka që unë me të vërtetë mund të merrem dhe të qëndroj pas sikurse: ‘Kjo është lufta e jetës time.’ Duhet fuqi për të bërë një gjë që doni. E dëshironi tërë peshën tuaj ta vendosni në të”. Për fund, edhe një detaj. Trajto Njerëzit me Mirësi (Treat People with Kindnesss – TPWK), është një parullë e përdorur nga Styles për të promovuar mesazhet e tij të dashurisë, pranimit dhe mirësisë ndaj njerëzve.