HARRY STYLES

Nëse i keni dëgjuar ndonjëherë këngët si “As it was”, “Watermelon sugar” ose “Golden”, atëherë ndoshta e njihni tashmë Harry Styles-in, një nga artistët më të dashur dhe unikë të kohës sonë. Por kush është ai në të vërtetë dhe si u bë kaq i famshëm?

 

Fillimi i një ëndrre

Harry lindi më 1 shkurt të vitit 1994, në Angli, në një qytezë të vogël të quajtur Redditch. Si shumë adoleshentë, ai jetoi një jetë normale, duke shkuar në shkollë dhe duke punuar me kohë të pjesshme në një furrë buke. Por brenda tij, kishte një ëndërr të madhe: të bëhej këngëtar. Në vitin 2010, ai bëri audicion për shfaqjen e talenteve “The X Factor”. Ndonëse nuk pati sukses si artist solo, gjyqtarët panë diçka të veçantë tek ai dhe e grupuan me katër djem të tjerë për të formuar “One Direction”. Dhe aty filloi gjithçka!

 

Nga një grup muzikor i djemve në superyll

‘One Direction’ u bë shpejt një sensacion global. Këngët e tyre ishin kudo dhe fansat (të njohur si “Directioners”) marrëzisht i adhuruan ata. Me albume si “Midnight Memories” dhe “Four”, ata thyen rekorde dhe mbushën stadiumet në mbarë botën. Pas disa vitesh, grupi vendosi të bënte një pushim. Për Harry-n, kjo ishte njëkohësisht një sfidë dhe një mundësi për të provuar veten si solo artist.

 

Solo karriera dhe stili unik

Në vitin 2017, Harry publikoi albumin e tij të parë solo, i cili ishte një sukses i madh. Por ishte albumi i tij i dytë, “Fine Line”, që e çoi vërtet në një nivel tjetër. Kënga hit “Watermelon sugar” madje i fitoi atij një çmim “Grammy”, një nga arritjet më të mëdha për çdo artist. Ajo që e bën Harry-n të dallohet nuk është vetëm muzika e tij, por edhe stili i tij. Ai nuk ka frikë të veshë veshje të guximshme, ngjyra të ndezura apo edhe fustane në skenë. Për shumë të rinj, ai përfaqëson vetëbesimin, lirinë dhe shprehjen e vetvetes.

 

Më shumë sesa thjesht muzikë

Harry nuk është vetëm këngëtar; ai është futur edhe në aktrim.  Ai u shfaq në filma si ‘Dunkirk’ dhe ‘Don’t worry darling’. Kjo tregon se talenti i tij shkon shumë përtej muzikës.

 

Jeta personale – private, por interesante

Edhe pse është jashtëzakonisht i famshëm, Harry përpiqet t’a mbajë jetën e tij personale private. Ai është lidhur me disa të famshëm të njohur, por rrallë flet hapur për marrëdhëniet e tij. Kjo i bën fansat edhe më kuriozë për të. Në intervista, ai shpesh flet për dashurinë, mirësinë dhe rëndësinë e të qenit vetvetja. Ai është gjithashtu një mbështetës i fortë i barazisë dhe të drejtave të njeriut.

 

“Të gjithë e duan Harry Styles-in”

Harry Styles-i është më shumë sesa thjesht një yll popi, ai është një frymëzim. Ai u tregon të rinjve se: Mund të ndiqni ëndrrat tuaja, edhe nëse vini nga një qytet i vogël; Është në rregull të jeni ndryshe; Suksesi vjen me punë të zellshme dhe besim në vetvete. Me energjinë e tij pozitive, personalitetin unik dhe muzikën e paharrueshme, Harry vazhdon të fitojë zemrat e miliona fansave në të gjithë botën. Në fund, historia e Harry Styles-it na kujton se ndonjëherë, një hap i vogël, si audicioni për një shfaqje talentesh, mund të shpie në një jetë të jashtëzakonshme.

Our team delivers reliable solutions tailored to your specific needs. We prioritize quality and customer satisfaction in every project.

Address :

Info :

Best KINDERGARTEN Theme

All Demos Included

With Kindergarten WordPress Theme you will have everything you need to create a memorable and enchanting online presence. Start create your dream education site today.