‘HE-E-E-RE’S JOHNNY!’ – FAKTE TË PABESUESHME PËR JACK NICHOLSON

 

Një nga aktorët më të mirë, karriera e të cilit ka përshkuar 60 vite, është Jack Nicholson (Xhek Nikollson). Nicholson ka luajtur në shumë filma të vlerësuar si ndër më të mirët, si “One Flew Over the Cuckoo’s Nest”, “The Shining” dhe “The Departed”. Nicholson nuk është i dashur vetëm nga fansat në mbarë botën, por ai gjithashtu ka marrë shumë çmime të tilla si çmimin “Academy Award”, “Golden Globe Awards” dhe shumë të tjera. Jack Nicholson ka qenë një yll për dekada të tëra, por edhe adhuruesit e tij të përkushtuar mund të mos i dinë të gjitha këto për të.

 

Ai u votua si palaço i klasës në shkollën e mesme

Kur Nicholson ishte në shkollë të mesme, klasa e tij e votoi për palaço të klasës. Doli që klasa e tij kishte të drejtë për të dhe ai ishte në gjendje të bënte një karrierë të bazuar në argëtimin e njerëzve.

 

Ai ishte në Gardën Kombëtare Ajrore të Kalifornisë

Para se Nicholson të fillonte karrierën e tij në Hollivud, ai ishte në një rrugë tjetër karriere. “Fan World” deklaron se Nicholson iu bashkua Gardës Kombëtare Ajrore të Kalifornisë në vitin 1957 për t’iu shmangur rekrutimit të detyrueshëm për shërbim ushtarak.

 

Ai punoi në një kolonë zanore të një filmi

Për t’u bërë shumë i suksesshëm në Hollivud kërkon kohë, kështu Nicholson filloi të dyshonte në aftësinë e tij për të gjetur punë si aktor, andaj filloi të shkruante disa filma dhe madje punoi në një kolonë zanore filmi.

 

Revista “Time Magazine” zbuloi një sekret të madh familjar për Nicholson

Kur një familje ka një sekret, anëtarëve të saj u pëlqen ta mbajnë atë të fshehtë nga të gjithë, përveç disa njerëzve. Familja e Nicholson kishte një sekret të madh që e mbajtën prej tij. Sipas revistës “Rolling Stone”, “Time Magazine” zbuloi dhe informoi Nicholson se personi që ai mendonte se ishte motra e tij ishte në të vërtetë nëna e tij dhe personi që ai mendonte se ishte nëna e tij ishte në të vërtetë gjyshja e tij. Në kohën kur Nicholson e zbuloi këtë, nëna dhe gjyshja e tij biologjike tashmë kishin vdekur dhe ai nuk kishte mundësinë të përballej me ato rreth kësaj çështjeje.

 

Atij iu ofrua një punë si animator

Kur Nicholson ishte për herë të parë në Hollivud, ai ishte një asistent i William Hanna (Uilliam Hana) dhe Joseph Barbera (Xhosef Barbera) në studion e filmave vizatimorë “MGM”. Hana dhe Barbera ishin vërtet të impresionuar me Nikollsonin dhe skicat e tij, andaj i ofruan një punë si animator në studion e tyre. Nikollsoni me respekt e refuzoi punën, pasi donte të bëhej aktor dhe jo animator.

 

Ai ka poseduar bileta sezoni të “LA Lakers” që nga viti 1970

Kur Nicholson nuk punon zellshëm për të siguruar jetesën e tij si aktor, atij i pëlqen të pushojë dhe të shijojë disa lojëra basketbolli. “BBC News” raporton se Nicholson vazhdimisht, që nga viti 1970, ka pasur bileta sezoni për klubin “LA Lakers”. Ai jo vetëm që është një mbajtës ose posedues i biletave sezonale, por gjithashtu mban edhe ulëset mu në fushën e basketbollit për lojrat e klubit “Lakers”. Por meqë Nicholson nuk kishte temperamentin më të mirë dhe ndërhynte shumë gjatë shikimit të ndeshjeve, ku ka pasur raste që ai madje ka filluar të fjaloset me gjyqtarët, atëherë si pasojë e kësaj ata e kanë kërcënuar se do ta nxjerrin nga salla.

 

Thënia e tij e famshme u improvizua

Thënia më e famshme e Nicholson në ndonjë nga veprat e tij është padyshim nga filmi “The Shining” dhe të gjithë e dinë dhe e citojnë atë thënie – “Here’s Johnny!” (Ja ku është Xhoni!”. Por, kjo thënie nuk ishte e shkruar fare në skenar, gjersa Nicholson e improvizoi atë kur ishte në xhirime. Kjo është ajo që bën dallimin midis një aktori të madh dhe një aktori të mirë, kryesisht aftësia e aktorëve të mëdhenj për të improvizuar. Me improvizimin e tij, Nicholson e krijoi një thënie ikonë që njerëzit ta dallonin nga filmi dhe me atë thënie e bëri atë skenë të caktuar edhe më të mirë.

 

(Burimi: https://www.thetalko.com)

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE