HELICONIA ROSTRATA – KTHETRAT E KARAVIDHEVE

 

Kjo specie e jashtëzakonshme tropikale dhe subtropikale, e cila bën pjesë në rendin e njëjtë me bananet, njihet edhe me emrin popullor kthetrat e karavidhes.

 

Helikonia rritet në Amerikën Jugore dhe Qendrore dhe aspekti i saj më mbresëlënës janë vargjet e mahnitshëm të luleve me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë.

 

Këto bimë rriten nga 0,5 deri në pothuajse 4,5 metra, varësisht nga lloji. Lulet e tyre çelin në panikula të gjata të ngritura ose të varura, dhe përbëhen nga brakte me ngjyrë të çelur nga të cilat dalin lule të vogla.

 

Ato prodhojnë nektar të bollshëm dhe për këtë arsye janë mjaft tërheqëse për polenizues të shumtë. Më të shpeshtit janë zogjtë kolibri kokë gjelbër, të cilët janë zogjtë më të vegjël që jetojnë vetëm në kontinentin amerikan dhe në Karaibe.

 

Këta zogj ushqehen me nektar, andaj sqepat e tyre të gjatë kanë evoluar në mënyrë të përsosur për të thithur nektarin nga këto dhe lule të tjera të ngjashme që e kanë formën e gjatë të tubit.

 

Kolibrit e uritur mund të polenizojnë nga njëmijë deri në tremijë lule të tilla në ditë. Për këtë arsye ata janë polenizuesit kryesor të këtyre luleve.

 

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE