HISTORIA E BUZËKUQIT

 

Besoni apo jo, historia e buzëkuqit është shumë e gjatë dhe e larmishme.

 

Përdorimet e para të buzëkuqit njihe që nga Egjipti antik, ku buzëkuqi ishte simbol i statusit dhe ai përdore si nga femrat edhe nga meshkujt e shtresave më të larta të shoqërisë. Ata e përdornin çdo ditë dhe e aplikonin atë më ndihmën e shkopinjve të vegjël të cilët i ngjyenin në bojë. Ngjyrat e preferuara ishin ngjyra teget e errët, e portokalltë dhe sigurisht e kuqja.

 

Në Greqinë antike, buzëkuqi e humbi rëndësinë në mesin e shoqërisë së lartë, për shkak se atë kishin filluar ta përdornin edhe kurtizanet. Më pas u vendos edhe një ligj i cili ua ndalonte kurtizaneve që të dilnin në rrugë pa buzëkuq, për të mos i hutuar qytetarët e ndershëm.

 

Në Romë gjërat ndryshuan sërish. Zonjat e pasura të shtresës së lartë kishin ekipe të tëra të floktarëve dhe grimuesve të cilët ua lyenin buzët me buzëkuq çdo ditë. Romakët i punonin buzëkuqet nga glina të cilës i shtonin edhe pigmente nga xehja e hekurit dhe një lloji mjaft të përhapur të algave ngjyrë kafe. Problemi i vetëm me këtë produkt ishte që algat në fjalë përmbanin një sasi goxha të madhe të merkurit, dhe rrjedhimisht buzëkuqi ishte potencialisht i rrezikshëm për jetën.

 

Ndërsa populli i thjeshtë në mungesë të parave i lyente buzët me verë të kuqe. Efektet ishin më afatshkurtra, por krejtësisht të parrezikshme për shëndetin, kështu që në këtë rast zgjidhja e varfanjakëve ishte “fitimtare”.

 

Gjithsesi sot, nuk kemi produkte të tilla, kurse në treg ekziston një numër i pakufishëm i variacioneve të buzëkuqit.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE