HISTORIA E FORMULA E

 

Ajo që filloi si asgjë më shumë se një ëndërr e përbashkët midis themeluesit të Formula E Alejandro Agag dhe Presidentit të FIA -s Jean Todt, e shkruar në pjesën e pasme të një faculete në vitin 2011, është zhvilluar në serinë e motorsportit me rritjen më të shpejtë në planet. Para se të fillonte sezoni 2020/21, ‘Formula E’ e fitoi statusin e Kampionatit Botëror për t’u bërë Kampionati Botëror “ABB FIA Formula E”. Misioni themelues i Formula E ishte të tregonte se çka ishte në gjendje të bënte lëvizshmëria e qëndrueshme, duke drejtuar automjetet elektrike, në plan të parë, në garën për një të ardhme më të mirë dhe më të pastër. Që kur bëri debutimin e tij në territorin e Parkut Olimpik në Pekin në 2014, Formula E është shndërruar në një markë argëtuese globale me motorsportin në qendër. Sot, me 12 ekipe dhe 24 shoferë në rrjet, kampionati është bërë një destinacion për ekipet më të mira të botës të motorsportit dhe talentit garues.

 

SEZONI 1 – 2014/15

Në vetëm tre vjet, Formula E e ktheu konceptin në realitet – përmes prototipeve, teknologjisë inovative EV për hipodromin dhe në Gen1, me garën e parë që u zhvillua shtatë vjet më parë në debutimin global të serisë, në terrenin e Parkut Olimpik, në Pekin.

 

SEZONI 2 – 2015/16

Kalendari 2015/16 i zhvilloi dhjetë gara në nëntë qytete të ndryshme dhe Formula E i mirëpriti shtatë prodhues të rinj. Rregullat u krijuan ashtu që u mundësonin ekipeve të krijojnë motorët e tyre, invertorët, kutitë e marsheve dhe amortizatorët e pasmë, me fuqi gjithashtu të ngritur në 170Kw (230bhp).

 

SEZONI 3 – 2016/17

Për herë të parë në 12 vjet, Jaguar-i u kthye si prodhues në motorsport pasi marka legjendare britanike kaloi në rrjetin e Formula E bashkë me veshjen e sapo pagëzuar TECHEETAH, ndërsa ABT u bashkua me Audi për të krijuar ekipin e “fabrikës” së Audi Sport. Gjigantët e garave amerikane Andretti hyn në partneritet teknik me BMW-në, duke i vendosur themelet që marka gjermane të bëhej pjesë e Sezonit 5.

 

SEZONI 4 – 2017/18

Sezoni 4 mirëpriti ABB si partner titullar i Formula E, pasi që kompania globale e  teknologjisë dhe kampionati u bashkuan për të nxitur përparimin në krye të elektrifikimit dhe teknologjisë së qëndrueshme.

 

SEZONI 5 – 2018/19

Sezoni i 5 ishte agimi i një epoke të re të guximshme për serinë e garave tërësisht elektrike në rrugë. Ndryshimi i parë i rëndësishëm ishte prezantimi i makinës së re Gen2. Ajo, kishte më shumë fuqi me një bateri të re më të lehtë që aktualisht pompon 250kW (225bhp) për një shpejtësi maksimale prej 280km/h. Një rritje e kapacitetit të baterisë gjithashtu i dha fund pitstopeve, me përparimet teknologjike tani një makinë mund të përfundojë formatin e ri prej 45 minutash plus një xhiro me shpejtësi garash.

 

SEZONI 6 – 2019/20

Pas një viti mahnitës të garave, kalendari i garave në Sezonin 6 mburrej me lokacione të reja emocionuese në të gjithë globin. Fatkeqësisht, bota u zhyt në pasiguri dhe mbyllje totale kur shpërtheu pandemia e koronavirusit. Para kthimit emocionues dhe të pashembullt në finalen e sezonit me gjashtë gara në Berlin, komuniteti i Formula E u bashkua me Esports për të zhvilluar aktivitete bamirësie në mbështetje të UNICEF-it.

 

SEZONI 7 – 2020/2021 DHE PËRTEJ

Pas gjashtë sezoneve të garave në rrugët e qyteteve më përparimtare në botë, Formula E e fitoi statusin e Kampionatit Botëror, lëvizje që FIA – organi drejtues i motorsportit – e miratoi në dhjetor të vitit 2019. “Gjithmonë ka qenë ambicie e jona që një ditë të bëheshim Kampionat Botëror i FIA-s. Gjithçka që kemi bërë dhe arritur deri më tani është përqendruar kah ky moment i veçantë,” tha themeluesi dhe kryetari i Formula E Alejandro Agag në atë kohë. Nëse doni të dini më shumë rreth Formula E shkoni në: https://www.fiaformulae.com/.

 

(Burimi: https://www.fiaformulae.com/)

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE