ICK DHE KOMUNA E PRISHTINËS NËNSHKRUAJNË MARRËVESHJE PËR ORGANIZIMIN E “STARTUP WEEKEND PRISHTINA”

Innovation Centre Kosovo (ICK) vazhdon të sjell lajme të mira. Kësaj radhe bëhet e ditur se me organizim të ICK-së dhe mbështetje financiare nga Komuna e Prishtinës, Ambasada e Suedisë dhe GIZ Kosovo, do të organizohet edicioni i nëntë i “Startup Weekend Prishtina”. Ky aktivitet do të zhvillohet gjatë Javës Globale të Ndërmarrësisë (16-22 Nëntor).

 

Pritet që me këtë rast të mblidhen më se 200 anëtarë të komunitetit, përfshirë të rinj, studentë, mentorë, përfaqësues të sektorit privat, investitorë dhe ekspertë të fushave të ndryshme, të cilët do të bëhen bashkë për t’iu dhënë jetë ideve për biznes, me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të ekosistemit të ndërmarrësisë, me theks të veçantë në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK).

 

ICK po ashtu bën të ditur se përballë sfidës së pandemisë, 150 qytete nga e mbarë bota do të jenë nikoqire të garës, e cila pritet të grumbullojë deri në 50.000 persona dhe 3.000 ekipe, nëpërmjet ngjarjeve fizike dhe online. Startup Weekend Prishtina është takimi më i madh në Kosovë i ndërmarrësve të rinj, mentorëve, inxhinierëve, sektorit privat, universiteteve dhe politikë-bërësve.

 

Regjistrimet do të hapen gjatë muajit tetor kurse, për më shumë informata rreth Startup Weekend ju mund të klikoni  këtu.

 

Startup Weekend, është ngjarje ndërkombëtare e themeluar nga Techstars, akseleratori më i madh në botë për bizneset startup, teknologji dhe inovacion, dhe ajo rikthehet në Prishtinë për të nëntin vit me radhë. Gara 54-orëshe, e cila e ka për synim bashkimin e komunitetit me qëllim të rrjetëzimit, hulumtumtimit, mësimit dhe themelimit të bizneseve të reja, do të organizohet në Prishtinë (ICK) më 20-22 Nëntor 2020.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE