INTEGRITETI – GARANCI E SUKSESIT TË POLICISË SË KOSOVËS!

 

Herë pas here, ne të gjithë na jepet mundësia që të kthehemi dhe të vizitojmë vende që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në jetën tonë. Sikurse kthimi në klasën e shkollës fillore ose në kopshtin tonë. Policët e rinj Fjolla Morina dhe Ivan Aritonovic së fundmi e patën një rast të tillë gjatë një vizite në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP). Ne i takuam ata në korridor duke i parë fotografitë e diplomimit të tyre të vrura në mure, dhe duke e rikujtuar kohën që e kaluan atje derisa përgatiteshin të bëheshin zyrtarë të Policisë së Kosovës (PK).

 

Takimi i parë me Fjollën dhe Ivanin

Lexuesit tanë të rregullt mund t’iu kujthet se kjo nuk është hera e parë që takohemi me Fjollën dhe Ivanin. Që prej fillimit të rrugëtimit të tyre për t’u bërë oficerë të PK-së, më shumë se tri vjet më parë, ekipi ynë është takuar disa herë me ata. Takimi ynë i parë ishte kur ata ishin kadetë të rinj që aspironin të bëheshin oficerë të PK-së dhe t’i shërbenin të gjithë njerëzve në Kosovë. Asokohe, ata folën për shpresat, ëndrrat e mbi të gjitha pritshmëritë për profesionin e zgjedhur. Një temë tjetër e rëndësishme që e diskutuam me ta ishte mendimi i tyre për mjedisin multietnik në AKSP në Vushtrri, ku ata u mësuan dhe u trajnuan për të qenë policë së bashku me bashkëmoshatarët e tyre nga të etnitë e ndryshme që jetojnë në Kosovë.

 

Takimi i dytë me Fjollën dhe Ivanin

Takimi ynë i dytë me ta u zhvillua në rrethana të tjera. Ne i ata takuam vitin e kaluar në tetor dhe kësaj radhe nuk ishin më kadetë aspirantë, por policë të rinj me përvojë pune dyvjeçare në PK. Biseda jonë me ta u përqëndrua në rëndësinë dhe sfidat e punës së tyre. Krahas kësaj, ata folën edhe për kënaqësinë e tyre me profesionin e tyre. Fjolla dhe Ivani e nënvizuan rëndësinë e zbatimit të vlerave thelbësore në punën e tyre të përditshme. Sipas tyre, profesionalizmi dhe integriteti, të cilat i kanë mësuar gjatë kohës së tyre në AKSP, janë vlerat kyçe të suksesit të tyre deri tani.

 

Takimi i tretë me Fjollën dhe Ivanin

Së voni Fjollën dhe Ivanin i takuam për herë të tretë në ambientet e AKSP-së. Kësaj here ata u kthyen për të biseduar me kadetët e rinj dhe për t’i frymëzuar ata duke i ndarë përvojat e tyre me ta. Fokusi i Fjollës dhe Ivanit ishte të theksonin rëndësinë e respektimit të vlerave thelbësore të PK-së (ndershmërisë, integritetit profesional, guximit, përgjegjësisë dhe llogaridhënies) në punën e çdo zyrtari policor.

 

“Integriteti është një nga vlerat tona thelbësore”

“Integriteti është një nga vlerat tona thelbësore, që do të thotë se ne zbatojmë ndershmëri dhe parime të forta morale, si në raport me bashkëpunëtorët tanë ashtu edhe me të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, theksoi Ivani. Me këtë deklaratë u pajtua edhe kolegia e tij Fjolla, e cila më tej shtoi se kjo është një cilësi në përputhje me premtimet që ata i kanë bërë të si kadetë për të kontribuar për një të ardhme më të mirë. Sipas tyre, ruajtja e një niveli të lartë të integritetit personal dhe profesional si vlerë thelbësore është një nga shtyllat kryesore që çon në suksesin e misionit të tyre.

 

Në fund Fjolla dhe Ivani patën edhe një porosi për të gjithë të rinjtë e Kosovës. “Pavarësisht se çka mund të ndodh në të ardhmen, ju duhet t’iu drejtoheni dhe të ruani vlerat si integriteti.” Këta polic të rinj gjithashtu theksuan se njerëzit në Kosovë duhet të vendosin synime për të ndërtuar një të ardhme më të mirë së bashku. Ndërsa, si shtylla të komunitetit, ata të dy janë të vendosur të jenë shembull për të tjerët dhe të dëshmojnë se puna së bashku e bën çdo shoqëri më të fortë.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE