JAVA E NJERIUT ME SHKOP TË BARDHË

 

Ditën e diel më 15 tetor 2022, filloi shënimi i Javës së Njeriut me Shkop të Bardhë. Hapja solemne e kësaj jave filloi me organizimin e një konference ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, donatorëve si dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

 

Në mesin e këtyre përfaqësuesve ishin znj. Saranda Bogujevci, znj. Loanna Lachana (EULEX),  z. Kilian Wahl (OSBE), znj. Leonora Nikshiq, kryeredaktore e revistës 4You Magazine që botohet nga Shtabi i Përgjithshëm i KFOR-it në Prishtinë,  z. Pavel Bilek, ambasadori i Republikës Çeke në Kosovë,  etj.

 

Në këtë konferencë u diskutuan të arriturat dhe sfidat që i ka pasur Shoqata e të Verbërve të Kosovës (SHVK) gjatë këtij viti, dhe njëherit u kërkua nga institucionet e Kosovës mbështetje më e madhe për komunitetin e të verbërve në edukim, shëndetësi, trajnime profesionale dhe punësim, të gjitha këto të garantuara me ligjet ekzistuese në Kosovë.

 

Krahas këtyre diskutimeve gjatë kësaj konference SHVK i ndau disa mirënjohje për bashkëpunim dhe mbështetje në realizmin e përmbushjes së objektivave të SHVK-së. Me këtë rast, është një kënaqësi e veçantë që të konfirmojmë që redaksia e revistës 4You Magazine gjegjësisht Shtabi i Përgjithshëm i KFOR-it është një prej atyre partnerëve që në këtë ditë e pranuan një nga mirënjohjet e sipërpërmendura që SHVK i ndau gjatë kësaj konference.

 

Porosia kryesore që u dha nga përfaqësuesit e SHVK-së në këtë konferencë ishte: “Ne çdo ditë jemi këtu, jemi për të kërkuar të drejtat e tona, jo veç sot por edhe nesër,  e kështu do të vazhdojmë deri në përmbushjen dhe realizimin e të drejtave të secilit person të verbër në vendin tonë.”

 

Ky aktivitet u mbështet nga KCSF dhe UNMIK  – United Nations Mission in Kosovo.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE